PDA

View Full Version : Zef Kacinari, heroi i Kenges se Zagrebit, tregon ngjarjen



Alboz
02-16-2013, 06:25 PM
Heroi i Kenges Tregon Vrasjen ne Zagreb

Ai vrau nje shofer tramvaji kroat se e fyeu qe ishte shqiptar. Shqiptaret ia bene ‘Kengen e Zagrebit’. ‘Heroi’ i saj, Zefi, tash thote se vrasja eshte gje e tmerrshme te cilen e ka bere ne moshe te re. Pritej ta denonin me vdekje, por intervenimi i Fadil Hoxhes kishte arritur ta shpetonte nga gjykimi me i rende.

“Kenga e Zagrebit”, heroi i se ciles ne jeten reale eshte Zef Kacinari, edhe sot e kesaj dite mbetet e preferuar nga kengetaret por edhe e pelqyeshme nga shoqeria shqiptare e Kosoves. Shpeshhere ajo eshte menduar si nje legjende, por e tera mbeshtetet ne nje ngjarje te vertete.

Kenga tregon rrefimin e njeriut qe me pistolete kishte vrare nje shofer tramvaji, per shkak se konduktori e kishte ofenduar dhe se bashku me disa udhetare e kishin rrahur shkaku i biletes. Ai kishte shtene me pistolete kur e kishin fyer se ishte shqiptar.

Zef Kacinari se bashku me familje kishte merguar ne Kroaci ne kerkim te nje jete me te mire. “E kam leshuar Kosoven me 6 maj 1959. Ne Kroaci, ne fillim, kemi shitur peme, pastaj e kemi qele edhe nje byrektore”.

Ai nuk dinte as shkrim e as lexim, por pas njoftimit me studente shqiptare atje, kishte arritur te pervetesonte keto mjete komunikimi.

Dhe derisa kishte filluar te stabilizohej ekonomikisht, ndodhi nje fatkeqesi qe ia ndryshoi kahen e jetes.

Ne nje dite vere te vitit 1965, me 21 qershor, u perfshi ne nje konflikt te pergjakshem. Kacinari me dy miqte e tij shqiptare, Mark Allakin dhe Preke Dede Gjinin, kishin vendosur te shkojne per fundjave ne Zagreb.

Ne Cernomerec ku kishin hipur ne tramvaj ata kishin verejtur gabimin ne biletat qe kishin nxjerre. Ishin bileta te thjeshta dhe jo aso me te cilat ata do te kishin te drejte te nderronin tramvajin dhe linjen. Me t’i verejtur i drejtohen kondukterit, por ai perdore fjale fyese ndaj shqiptareve dhe u drejtohet me sharje.

Zefi nuk ishte permbajtur dhe i mllefosur i bie kondukterit te tramvajit. Me te arritur ne Ilica tramvaji ishte ndalur dhe aty ishin nxjerre jashte dy shoket e Zefit. Per t’ju dale ne ndihme ne perballje me Zefin disa udhetareve vendes dhe kondukterit u ishte ofruar shoferi dhe, sic thuhet ne kenge, ai shprehet “keta shqiptare m’i le mua”. Atehere personazhi i kenges se Zagrebit shkrep revolen dhe e vret shoferin.

Diku 42 vjet me vone, Zefi reflekton dhe thote se vrasja e nje njeriu ka qene ngjarja me e keqe e jetes se tij. Fajin ja le moshes se re.

Ai tregon se pas ngjarjes ishte folur qe te denohet me burg te perjetshem, por Fadil Hoxha, funksionar i larte i Kosoves dhe ish Jugosllavise se bashku me nje grup te shqiptareve kishin arritur qe para se te fillonte seanca e gjykimit te siguronin se do t’i falej denimi me vdekje.

Diten e gjykimit, salla ishte e mbushur me shqiptare. Tash flitej qe denimi te arrinte deri ne 20 vjet. Por serish ndikimi i politikaneve shqiptare e kishte zbritur denimin ne 13 vjet. Prej tyre, Zefi thote se i ka mbajtur gjashte muaj e dhjete dite ndersa pjesa tjeter i eshte falur.

Vitet e burgimit ai i kishte vuajtur ne Lepogllave, aty kishte qene shef i salles se kuzhines. Zefi rrefen se atje ka njohur shume shqiptare dhe se gjate qendrimit ne burg nuk ka qene i maltretuar.

Kohe me pas erdhi kenga qe e heroizoi gjestin e tij. Por, Zefi me shpesh permend Zotin tek i cili eshte i bindur se duhet kerkuar ndihme dhe mbeshtetje.

I kthyer ne liri ai ishte bere nje punetor i zellshem i cili kujdesej per te mbajtur familjen. Djali i tij, Toma, edhe kishte luftuar per mbrojtjen e Kroacise gjate luftes me Serbine. Historine e vet te shume viteve me pare e kujton vetem si nje gje te tmerrshme.

Zefi sot jeton ne Zagreb se bashku me familje, por thote se asnjehere nuk e ka harruar Kosoven dhe vendlindjen e tij Velezhin, nje fshat afer Prizrenit.

Eshte afer te 80’ve, por mban kujtese te forte qe ruan cdo detaj te ngjarjes ne Zagreb dhe te momenteve tjera ne jeten e tij.



http://www.youtube.com/watch?v=IDE1EjkjAEI

Flintlocke
02-16-2013, 06:31 PM
I lumte dora, une mundohem te merrem vesh me keta ketu brenda forumit por jane rrace muti, vetem shajne dhe ofendojne, po te guxonin te na i thonin keto gjera para sysh. Bravo Zefo :)

Arbërori
02-16-2013, 06:32 PM
I lumt' dora.

Geni
02-19-2013, 10:49 AM
Si mor bravo i lumte dora..pse shkoi te shpia tjetrit kur nuk e duronte sharjen..te rrinte ne Kosove atehere..Nuk vritet nje njeri se te thote shqiptar i qelbur...Une mendoj, se ne ne fillim jemi njerez e pastaj shqiptare...Po ju e keni humbur njerzillikun fare..ai vrau dhe e kujton si nje gje shume te tmerrshme e nuk e harron sa te jete gjalle..ju trimat qe skeni bere asgje thoni bravo....Ai per mua qenka i madh jo se vrau por se thote te verteten ..qe te vrasesh nje njeri kur nuk je ne vetmbrojtje per jeten ose nuk je ne lufte, eshte nje gje tragjike dhe e tmerrshme.