PDA

View Full Version : Dėbimimet nder shekuj te Shqiptarėve nga trojet e tyre



Arbėrori
04-15-2013, 02:56 PM
Dėbimimet nder shekuj te Shqiptarėve nga trojet e tyre

Pushtuesit tone kan perdore metoda te ndryshme qe te asimilojn dhe shtrojn gjenocid ndaj Kombit Shqiptare, nuk duhet ti harrojm kurr keto ngjarje tragjike , HISTORIA E FATIT TONE PO PERSERITET.

Dėbimet e shqiptarėve nga trekėndshi i Toplicės 1878-1881
Qė nga viti 1833 kur Serbia kishte fituar autonomi kulturore nga Perandoria Otomane, kishte filluar planet jo vetėm pėr pushtimin e tokave shqiptare, por edhe pėr zhdukjen e tyre nga faqja e dheut. “Naēertanija” e Ilija Garashanini-t ishte njė platformė dhe program pėr dėbimin e shqiptarėve nga platformė dhe program pėr dėbimin e shqiptarėve nga trojet e veta. Ky program ishte konstruktuar nė vitin 1844, ndėrkohė qė ishte realizuar gjatė dhjetorit 1877 dhe janarit 1878. Gjatė kėsaj kohe, tė gjitha faktet historike thonė se janė pėrzėnė nga trojet shekullore afro 700 vendbanime. Trojet shqiptare nuk kishin pėsuar tragjedi mė tė madhe dhe kaq ngushtim tė hapėsirės gjeografike, askurrė mė parė. Shqiptarėt nė ato vise ishin vendas, qė dėshmohet edhe nė dokumentet e hershme. Nė “Regjistrimin turk tė vitit 1455. Pra edhe pse kjo trevė qe nga parahistoria ishte e banuar me fise ilire, autorė tė ndryshėm serbė pėrpiqen qė shqiptarėt t'i nxjerrin si kolonizues tė tokave serbe. Sipas Jovan Cvijiqi-t, Dushan Popoviqit, Luba Stojanoviqit, Vlladimir Stojanoviqit, Anastasije Urosheviqit e shumė tė tjerėve, familjet shqiptare si kolonizues kanė depėrtuar deri nė Toplicė, Leskoc, Vrajė e gjetiu pas “ Dyndjes sė madhe serbe” tė vitit 1690. Sipas burime arkivore, por edhe sipas njė burimi serb deri nė mes tė shek.XIX vetėm nė rrethinė tė Leskocit dhe tė Prokuples ishin mė se 300 fshatra shqiptare, kurse deri nė vitin 1877 vetėm nė rrethinė tė Pustarekės dhe tė Jabllanicės ishin 1539 shtėpi shqiptare. Me depėrtimin e ushtrisė serbe, andej fshatit Bucė, pothuajse nuk kishte mbetur asnjė familje shqiptare. Kėshtu nga Pustareka e Jabllanica pothuajse tė gjitha familjet shqiptare u nisėn kėmbė drejt Gollakut. Se ēfarė terrori ėshtė bėrė mbi shqiptarėt, dėshmon e dhėna se pas dėbimit tė shqiptarėve, Serbia nė krye me Mita Rakiqi kishte dėrguar ekipe pėr ta popullzuar atė pjesė me kolonistė para se tė mbahej Kongresi i Berlinit. Ekipet pėr formimin e komunave dhe regjistruesit, ndėr tė tjera, shkruanin: "Kėtu tė gjitha fshatrat kanė qenė shqiptare, tani janė tė shkreta, tė djegura dhe tė rrėnuara, prandaj edhe nuk mund tė formohen komuna “. Tė djegura, tė shkreta dhe tė rrėnuara, regjistruesit i kishin shėnuar 53 fshatra. Se ēka kanė pėrjetuar shqiptarėt gjatė dėbimit secila familje ėshtė njė histori nė vete, por vlen tė pėrmendet edhe njė fragment i udhėpėrshkruesit serb, Sreten Popoviq qė, ndėr tė tjera, shkruante:"Ato net, shumė familje shqiptare duke udhėtuar me fėmijėt e tyre, nga acari i madh pėsuan humbje tė mėdha nė njerėz. Shumė fėmijė nė qerre ose nė shpinė tė nėnės u ngrinė dhe vdiqėn. Kishte raste tė shumta kur edhe pleqtė vdisnin nga tė ftohtit." Qystendili i Bullgarisė nė janar tė vitit 1878 ishte pėrplot shqiptarė, sikur Bllaca e prillit tė vitit 1999. Pėr fatin e mirė tė kėtij populli, pėr dallim nga vitet 1877-1878, kėtė herė, kėtė katrahurė po e pėrcillte e tėrė bota, kurse shtetet mė tė fuqishme e mė demokratike, nė krye me SHBA-tė dhe Britaninė e Madhe u vunė nė krah tė drejtėsisė dhe bashkė edhe me shtete tė tjera e ndihmuan kėtė popull qė tė kthehej nė tokėn e tij shekullore.

Provat ne fotografi:

http://www4.slikomat.com/13/0415/siw-1.png
http://www4.slikomat.com/13/0415/lwg-4.png
http://www4.slikomat.com/13/0415/29a-3.png
http://www4.slikomat.com/13/0415/kl4-2.png
http://www4.slikomat.com/13/0415/4kg-6.png
http://www4.slikomat.com/13/0415/bga-7.png
http://www4.slikomat.com/13/0415/tkq-5.png
http://www4.slikomat.com/13/0415/rim-8.png
Shqiptaret te Selanikut, te debuar ne Stamboll, Turqi.

rashutaarbl
04-15-2013, 10:44 PM
*Korigjoje titullin, shenohet Dėbimet

Dajet i kam muhaxher prej fshatit Retkocer ku janw dwbuar dhunshwm duke u zhvendose ne malesine Gollakut. Shumica e shqiptareve te debum prej Toplice, Medvegje i kane rujt mbiemrat sipas fshatrat prej nga jane debu, si psh mbiemrat Tullari, Maqedonci, Retkoceri, Kurshumliu etj. Keto fshatra sot jane me popullat serbe :(

Arbėrori
04-15-2013, 10:52 PM
*Korigjoje titullin, shenohet Dėbimet

Dajet i kam muhaxher prej fshatit Retkocer ku janw dwbuar dhunshwm duke u zhvendose ne malesine Gollakut. Shumica e shqiptareve te debum prej Toplice, Medvegje i kane rujt mbiemrat sipas fshatrat prej nga jane debu, si psh mbiemrat Tullari, Maqedonci, Retkoceri, Kurshumliu etj. Keto fshatra sot jane me popullat serbe :(

Do I them ndonje moderatori, flm vella.

Shum tragjike cfar ka ndodhur me fshatrat tona, por Zoti na ka bekuar dhe e kemi marre prap Kosoven. Sa per Shqiptaret nga Toplica, e di qe disa jane zhvendosur edhe ne Tetove dhe fshatrat ne rrethine. Nusja e ungjit te nenes e jatit tim eshte me origjine nga Toplica dhe nje fshat me te vogel afer Toplices. :)

Zoti I bekofte Shqiptaret kudo qe jane! God bless Albanians wherever they are!