PDA

View Full Version : Paramilitari serb pendohet pėr masakrat nė Kosovė



ALSh
05-21-2013, 09:42 PM
Paramilitari serb qė u bė dėshmitari kryesor i prokurorisė nė gjyqin e ish-shokėve tė tij pėr krime lufte nė Kosovė thotė se duhet tė tregonte pėr masakrat brutale qė ka kryer njėsia e tij. Zoran Rashkoviq ėshtė quajtur hero dhe kriminel lufte, patriot dhe tradhtar, i ēmendur dhe gjeni. I pyetur nga BIRN-i pėr tė pėrshkruar veten ai tha se “ėshtė njeri i tė vėrtetės”.
“Dua t’i jap fund kėsaj heshtjeje 15 vjeēare, dua ta heq kėtė brengė nga gjoksi dhe kryqin qė mbaj nė kokė”, tha ish-paramilitari serb Zoran Rashkoviq, tani dėshmitari kyē i prokurorisė nė rastin kundėr 13 luftėtarėve serbė tė akuzuar pėr krime lufte nė katėr fshatra tė Kosovės gjatė luftės sė viteve 1999.

Rashkoviq, ish-anėtar i njėsisė paramilitare “Ēakallėt”, ka qenė dėshmitar nė gjykatėn speciale nė Beograd nė disa raste, dha dėshmi pėr masakrat brutale nė fshatrat Lubeniq, Pavlan, Zahaq dhe Qyshk, tė gjithė nė zonat rreth qytetit tė Pejės. Pėr dy vitet e fundit, Rashkoviq ka qenė nė mbrojtje konstante tė policisė, sepse kur vendosi tė dėshmojė me emrin e tij, ai dhe familja e tij filluan tė kėrcėnoheshin nga ish-Ēakallėt dhe nga njėsia e policisė pėr mbrojtje.

Rashkoviq tha se e gjithė kjo ka vėrtetuar se shoqėria “nuk do tė dėgjojė tė vėrtetėn pėr Kosovėn”. “Pyes veten a isha mė i manipuluar nė vitet 1999, kur si djalė 20 vjeēar shkova nė luftė me krenari, duke menduar se kjo ishte mėnyra pėr tė mbrojtur tokėn time nga “shqiptarėt e ligj”, ose tani, sepse doja tė tregoja tė vėrtetėn dhe rrezikova jetėt e personave mė tė afėrt, sepse besoja se kishte ardhur koha pėr t’u pėrballuar me tė shkuarėn dhe pėr pajtim”, tha Rashkoviq.

Refugjat dy herė

Duke shpjeguar se ēfarė donte tė thoshte me “manipulim”- nė vitet 1990s, Raskovi tha se “tė gjitha kėto luftėra dhe fushata nga tė gjitha anėt se dikush po merrte tokėn tonė mė bėri tė mendoja se po bėja gjėnė e duhur. Isha refugjat nga Kroacia dhe tani edhe nga Kosova”. Rashkoviq ka lindur nė qytetin kroat tė Rijekės, kur vendi ishte ende pjesė e Jugosllavisė. Nė mes tė luftėrave nė Ballkan, kur ishte 15 vjeē, u arratis nga qyteti i tij i lindjes pėr nė Kosovė.

“Me babanė, nėnėn dhe vėllain tim mė tė ri, si refugjat pėr herėn e parė, shkuam nė Pejė, qyteti nga ku vjen familja ime”, tha Rashkoviq. Nė vitin 1998, pasi pėrfundoi shkollėn e mesme, bėri shėrbimin e detyrueshėm ushtarak, dhe shėrbeu si roje pėr Vladimir Lazareviq, i cili nė atė kohė ishte shefi i Trupave tė Prishtinės sė Armatės Jugosllave. Lazareviq qė atėherė ėshtė dėnuar me 15 vite burgim pėr krime lufte nė Kosovė nė vitin 1999 nga Tribunali i Hagės.

Gjatė shėrbimit dymbėdhjetė mujor, filloi konflikti i armatosur mes guerilėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe forcave tė sigurisė serbe, dhe Rashkoviq thotė se dėshmoi disa nga skenat mė tė tmerrshme tė civilėve serbė qė u vranė nė kampin Kleēka tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, dhe liqenin Radonjiq, qė e bindėn t’i bashkohej dhe tė luftonte pėr “tokėn e Kosovės”.
“Kur u ktheva, Peja nuk ishte qyteti i njėjtė. Gjashtė fėmijė serbė ishin vrarė nė kafen Panda, kudo kishte urrejtje dhe mungesė tolerance”, tha Rashkoviq. Kur punonte nė njė dyqan kafeje, takoi Nebojsha Miniq, tė njohur si “Mrtvi” (“I vdekuri”), kriminel i njohur dhe anėtar i grupeve tė ndryshme paramilitare dhe tė njė njėsi policie tė quajtur Munje (Vetėtimė), qė dyshohet se ka kryer disa nga krimet mė tė tmerrshme tė luftės.

Jeta pas masakrave

Pas nėnshkrimit tė marrėveshjes sė Kumanovės mė 9 qershor, 1999, qė i dha fund luftės nė Kosovė, Rashkoviq dhe familja e tij u arratisėn pėr nė Serbinė qendrore. Ai pastaj u bė pjesė e disa bandave kriminale dhe pas luftės u dėnua me 12 vite burgim pėr plaēkitjen e njė banke.

Nė mbrojtje tė tij, ai thotė se vetėm po pėrpiqej tė “vidhte ēfarė ishte vjedhur” sepse banka qė vodhi ishte pronė e Miroslav Mishkoviqit, i cili ėshtė akuzuar se ka fituar nė mėnyrė tė paligjshme 30 milionė euro nga kompani rrugėsh tė privatizuara.

Kur ishte nė burg, Rashkoviq, organizoi disa kryengrite, mė tė madhen nė 2006, kur qindra tė burgosur qepėn gjuhėn me gojėn nė protestė pėr kushte mė tė mira burgu. Ai u arratis nga burgu dy herė, dhe kur doli, u bė dėshmitar i mbrojtur nė rastin e Ēakallėve. Nė fillim ishte planifikuar qė Rashkoviq do tė dėshmonte me emėr tė koduar pėr tė fshehur identitetin e tij, por pėr herė tė parė nė historinė e gjykatave nė Serbi, njė dėshmitar i mbrojtur vendosi tė dėshmojė publikisht qė tė “tregonte tė vėrtetėn pėr horroret nė Kosovė”.

“Doja t’i shikoja tė gjithė nė sy. Kjo nuk u bė nga Serbia, por nga individė. Doja ta hiqja kėtė brengė nga shpirti im. Doja qė kjo tė dėgjohej nė Prishtinė, Beograd dhe Bruksel. Nuk mendoj se ėshtė patriotike tė heshtėsh pėr kėto krime, veēanėrisht nėse djeg dhe vret fshatra tė tėrė. Ėshtė thjesht frikė”, tha Rashkoviq.

Gjatė gjyqit, ai pati kėrcėnime tė hapura nga ish-shokėt e luftės. “Kam kuptuar se njė kriminel ėshtė njė kriminel. Nuk mund tė justifikojmė veprimet tona duke thėnė se “na bėnė kėtė neve, kėshtu qė do tė hakmerremi”, tha ai. Sot, ai thotė se ėshtė efektivisht “pa shtet” sepse nuk ka dokumente zyrtare identiteti; ka dorėzuar njė kėrkesė pėr kartėn e identitetit dy vjet mė parė kur e fundit kishte skaduar, por autoritetet po refuzojnė t’ia japin.

“U ankova dhe kėrkova pėr ndihmė nga cdo institucion i mundshėm- policia, prokuroria, gjyqtari dhe avokati i popullit. Tė gjithė thanė se do tė mė ndihmonin, por ende nuk kam kartėn e identitetit”, tha Rashkoviq. “Ndihem i manipuluar, ose mė mirė, i inatosur sepse po i kėrkoj vetė shtetit tim tė mė japė tė drejtat e mia bazė njerėzore, ndėrsa tė gjithė Ēakallėt e tjerė po ecin nėpėr Beograd tė lirė”, tha ai. Nė tė ardhmen, Rashkoviq tha se do donte tė kthehej nė Kosovė. “Kam tokė aty. Nuk shita asgjė. Do tė doja tė kthehesha dhe tė filloja njė jetė tė re. Kjo ėshtė arsyeja pse fola. Ka ardhur koha pėr njė dialog tė vėrtetė, sepse nuk kam edhe 15 vjetė tė tjera pėr tė pritur”.b“Dua tė kthehem nė shtėpi”, tha ai.

http://standardi.info/index.aspx?SID=13&LID=2&AID=72602&Ctype=1&ACatID=11

Arbėrori
05-21-2013, 09:43 PM
There's no apology for murder, he should rott in hell.

No second chances baby.

Skerdilaid
05-22-2013, 02:05 AM
He is from Croatia, why does he want to return to Kosova?

In second though maybe he should come back:cool: