PDA

View Full Version : Partia e Forte dhe Kryetari Legjendar Visar Arifaj LOL



Arianiti
10-25-2013, 04:53 PM
Cfare mendoni per kete tipin legjendar? A doni me ja dhone voten ? :D

Kastrioti1443
10-25-2013, 04:55 PM
Ky Viasri duket si magjyp... per nder edhe ne turqit e kavajes nuk shef fytyra te tilla

Deimos
10-25-2013, 05:06 PM
Ky Viasri duket si magjyp... per nder edhe ne turqit e kavajes nuk shef fytyra te tilla

Hahahah, ja ke qr tash!

Kastrioti1443
10-25-2013, 05:10 PM
Hahahah, ja ke qr tash!

http://fishmedia.info/wp-content/uploads/2013/09/zeri.jpg

Nuk kam qofte edhe nja politikan te kosoves me ket pamje....

Deimos
10-25-2013, 05:14 PM
http://fishmedia.info/wp-content/uploads/2013/09/zeri.jpg

Nuk kam qofte edhe nja politikan te kosoves me ket pamje....

Mesdhetar/Alpin; kurrfare karakteristike te ngjashme me magjup.
Mos harro qe na jemi evropiane t'jugut e asht normale me i pas floket e syte me ngjyre t'mbyllun.

Arianiti
10-25-2013, 05:15 PM
Ju lutem mos ma degradoni temen, po ngone njerin cfare programi dhe objektiva ka :P


http://www.youtube.com/watch?v=vyreiKU5eFo

Arianiti
10-25-2013, 05:16 PM
Ky si Carli Caplini :lol:

Kastrioti1443
10-25-2013, 05:17 PM
Mesdhetar/Alpin; kurrfare karakteristike te ngjashme me magjup.
Mos harro qe na jemi evropiane t'jugut e asht normale me i pas floket e syte me ngjyre t'mbyllun.

Nuk asht te floket por te lloji i flokut, syte arabik etj , te tiparet jo te pigmentimi. Kto lloj tipash nuk duhet me ekzitu ne kosov se edhe ne pjesen me jugore te shqipnis nuk i gjen.

Chieftain
10-25-2013, 05:17 PM
Parafolesi ka te drejete, ky individ duket qarte qe ka tipare turke.

Ka shume mundesi te jete minoritar, Prishtina ka plot ksi, ka munsi te kete origjine prej Prizrenit.

KrashNick
10-25-2013, 05:17 PM
Vetem Prishtina mundet me votu Partine e Forte askush tjeter.

Kastrioti1443
10-25-2013, 05:17 PM
Ky si Carli Caplini :lol:

rrot kari

KrashNick
10-25-2013, 05:20 PM
rrot kari
Me ato shkronjat mbrapa duket tipik turk :laugh:

http://www.abcnews.al/uploads/mesazhi_1.JPG

Kastrioti1443
10-25-2013, 05:21 PM
Me ato shkronjat mbrapa duket tipik turk :laugh:

http://www.abcnews.al/uploads/mesazhi_1.JPG

E paska tregu vetin me duket.

Kalimtari
10-26-2013, 10:18 AM
http://www.koha.net/repository/images/f1_visar1378298830.jpghttp://www.ekonomiaonline.com/uploads/images/auto_PrishtinaGrandPrix1381501120.jpg

Skerdilaid
10-26-2013, 04:54 PM
Lene more kit klloshar dhe shkoni qitne voten atu ku duhet:D

Alboz
11-01-2013, 01:56 PM
Nenkryetaret e Partis

18 - Shega Shkodra (1991)

Lindur nė Gjakovė dhe rritur nė Prishtinė, Shega kaloi kohėn mė tė madhe tė jetės sė saj nė kurse tė muzikės, anglishtes, aktrimit dhe sipas tė gjitha gjasave, pjesėn tjetėr do ta kalojė nė Fakultetin Ekonomik pranė Universitetit tė Prishtinės. Falė gjendjes sė mirė tė shtetit, ajo pati rastin tė shijojė njė vit akademik nė Evrope (apo Europė?), ku mėsoi shumė gjėra tė reja. Kontributin e saj ndėr vite ajo e dha duke punuar pėr: Ipko, AMIK, RTV21, Kosovo Young Ecologists, Prishtina International Summer University, Dit e Nat books, Spark dhe Paper Communications ku edhe punon momentalisht. Shquhet pėr aftėsine e saj pėr tė qeshur dhe folur nė tė njejtėn kohė. Mė sė shumti nė Prishtinė i pėlqen gjelberimi, ndėrsa i pengon kėndimi live nė kafenetė pėrreth banesės sė saj. Jeton dhe vepron nė qendėr tė Prishtinės.

https://fbcdn-sphotos-e-a.akamaihd.net/hphotos-ak-ash3/1374942_522606301157700_473146836_n.jpg


06 - Dardan Ibrahimi (1987)

I lindur nė Prishtinė, mė saktėsisht nė lagjen Dardania, prej nga edhe e mori emrin.

Nevoja pėr diēka mė tė madhe, diēka tė tipit hapsinor, e shtyu familjen qė tė ndėrrojė vendbanimin, gjė qė ishte sfidė jo vetėm pėr Dardaninė, por edhe pėr vet Dardanin e vockėl, qė nė opinionin e gjėrė njihet edhe si Daku. I vėshtirė ishte sidomos komunikimi me shoqėrinė, sepse siē edhe dihet botėrisht, asokohe teknologjia e komunikimit dallonte katėrcipėrisht nga kjo e ditėve tė sotme ultramoderne.

Shkollėn e mesme e vazhdoi nė gjimnazin famė-lartė Sami Frashėri nė Prishtinė. Mirėpo, Dakut tė ri mendja e njomė gjithnjė i rrinte nė fushėn dhe disiplinėn e thellė tė artit, ose thėnė mė saktė, nė dizajn grafik.

Filloi tė punonte si shumė i ri nė moshėn e njomė 16 vjeēare, ku mė pastaj, studimet i vazhdoi nė fakultetin e dizajnit grafik pranė Fakultetit tė Arteve tė Prishtinės, dega e artit figurativ, ku kishte nderin, kėnaqėsinė dhe privilegjin ta kishte kolegė tė nderuar edhe Kryetarin Lexhendar. Ndėrroi shumė kompani tė marketingut dhe konkludoi me sentencėn qė la gjurmė tė thella jo vetėm nė jetėn e tij: “nuk po ia don punėn”, dhe kėshtu, i hyri politikės.

Dardan Ibrahimi ėshtė duke pėrfunduar studimet pas-univerzitare nė fakultetin e arteve, nė lėndėn e Multimedias.

https://fbcdn-sphotos-c-a.akamaihd.net/hphotos-ak-ash3/1376332_523054734446190_942151446_n.jpg

20 - Zana Elshani (1989)

Konform dashurisė tė jashtėzakonshme tė Partisė sė Fortė pėr shtetet e huaja, e sidomos pėr Zvicrėn, Zana Elshani ėshtė ndėr tė paktat nėnkryetare tė Partisė qė krejt rastėsisht, u lind nė Aarau tė po kėtij shteti, qysh nė vitin e largėt dhe tė zymtė tė 1989-ės. Shkollimin fillor e kreu me sukses tė paparė dhe tė padėgjuar deri mė atėherė nė Aarau.

Pasi qė njė ndėr virtytet mė tė mėdha dhe mė tė theksuara tė saj ishte, ėshtė dhe do tė jetė patriotizmi, vlerė e trashėguar denjėsisht nga familja e saj, Zana u kthye nė mėmėdhe pėr tė dhėnė kontributin e saj nė Kosove. Ndalesa e saj e parė ishte gjimnazi famė-lartė “Sami Frasheri” nė Prishtinė, ku ajo pėrsėriti sukseset e saja tė Zvicrės – veēse kėsaj radhė, nė masė edhe mė tė madhe. Zana ka gati-tė-kryer Fakultetin Ekonomik tė UP, ndėrsa gjatė tėrė jetės ėshtė marrė me art. Ėshtė adhuruese e flaktė e artit dhe e tė bukurės. Ajo punon nė organizimin e festivaleve mė tė mėdha tė filmit nė Kosovė, si PriFilmFest, Skena Up, dhe sė fundmi, Femme Fatale. Gjithashtu, ajo asiston dhe pėrkujdeset qė gjatė xhirimeve tė filmave gjithēka tė shkojė dhe tė jetė nė rregull, ashtu siē i ka hije.

Zana ėshtė shumė aktive edhe nė jetėn shoqėroro-artistiko-kulturore tė Prishtinės, dhe jo vetėm. Ajo ėshtė trimėresha e mirė me shoqe e shokė. Flet rrjedhshėm gjuhėn shqipe, angleze, sarkazmėn dhe atė gjermane, si dhe e zotėron manipulimin me kompjutor. I pėlqejnė semaforat nė ēdo cep tė kryeqytetit, e adhuron dritėn e gjelbėrt nė to dhe simbolikėn e saj tė thellė, ndėrsa i pengon injoranca shoqėrore ndaj tė pastrehėve. Ajo vazhdon tė japė kontributin e saj tė pakursyer pėr qytetin tonė dhe tuajin, Prishtinėn e dashur.

https://fbcdn-sphotos-g-a.akamaihd.net/hphotos-ak-ash3/1237952_523659191052411_1545608317_n.jpg

25 - Yll Xhaferi (1989)

Ėshtė artist i lindur nė Prishtinė, ēka mund tė ketė ndikuar qė shkollėn fillore “Meto Bajraktari” dhe atė tė mesmen nė gjimnazin “Sami Frashėri” poashtu t’i pėrfundojė nė Prishtinė. Por jo koincidentalisht nė 2008 filloi studimet nė Fakultetin e Arteve dhe qėllojani nė cilin qytet? Prishtinė. Por e tėrė kjo nuk ka ndikuar qė Ylli tė besojė fuqishėm nė kauzalitet, sepse ai qysh nga fėmijėria ka besuar.

Ylli ishte i interesuar nė art qysh nė moshėn e njomė djaloshare, dhe ekspozitėn e tij e parė personale e realizoi si 7 vjeēar. Por, ai nuk u ndalė me kaq: ishte pjesėmarrės nė shumė ekspozita tė tjera, si nė shkollėn fillore, poashtu edhe nė atė tė mesmėn, dhe jo vetėm: Ylli ishte pjesėmarrės nė shumė projekte kolektive nė bashkėpunim shumė tė ngushtė me organizata tė nduar-nduarshme, tė cilat funksionojnė dhe veprojnė seriozisht nė fushėn e lavdishme tė artit, kulturės, si psh: pjesėmarrės nė ekspositėn kolektive “Prishtinė, mon amour”, finalist nė “Artistėt e sė nesėrmes” nė Galerinė e Arteve tė Kosovės, etj.

Mirėpo, arti nuk ishte dhe nuk ėshtė interesimi i vetėm i Yllit. Ai ishte gjithmonė i interesuar dhe i involuar nė politikė. Ylli ėshtė thellėsisht i bindur se arti ėshtė ndėrmarrje jo vetėm kulturore, por politiko-sociale. Politizimi i tij si qytetar dhe si artist, ėshtė pjesė e pandashme konstitutive e identitetit tė tij jo vetėm artistik, por edhe qytetaresk. Duke qenė se ėshtė qytetar vigjilent, ai e sheh tė domosdoshme angazhimin e tij politik, kėsaj here edhe me angazhim direkt politik.

Nėse fakti qė ka lindur nė Prishtinė ka ndikuar qė ai tė arsimohet nė kėtė qytet, atėherė me siguri qė e njejta duhet tė vlejė edhe pėr zgjedhjen e tij tė bėhet udhėheqės i qytetit drejt ndryshimeve tė mėdha.


https://fbcdn-sphotos-f-a.akamaihd.net/hphotos-ak-frc3/1381354_524647274286936_1208583440_n.jpg

03 - Nita Salihu (1984)

Duke e ditur se njė ditė ajo do t’i duhet qyteti tė saj, Nita Salihu ka vendosur tė lindė, rritet dhe shkollohet nė Prishtinė. Zgjodhi shkollimin e lartė universitar dhe magjistar nė fushėn e dizajnit pėr t’iu bashkangjitur mė vonė njė grupi bashkėmendimtarėsh tė cilėt do tė dizajnonin hiq mė pak se monumentin kryesor tė pavarsisė, NEWBORN-in tonė aq tė dashur.

Por ajo nuk u ndal me kaq. Zgjodhi sėrish bashkėmendimtarėt, pėr tė themeluar “REDO Design Conference” – njė platformė kjo qė ka pėr qėllim edukimin e gjeneratave tė reja e tė vjetra nė trendet e dizajnit grafik.

Nėnkryetarja Salihu ėshtė e njohur pėr aftėsinė e saj pėr ta replikuar veten nė disa vende dhe kontekste tė ndryshme nė tė njejtėn kohė. Ajo me modesti menagjon prezencėn e saj efikase nė agjencionin e marketingut Paper Communications, drejton kompaninė e saj private Bllok, duke mos e lėnė asnjėherė anash pjesėmarrjen nė shumė ekspozita lokale dhe ndėrkombėtare, me performanca dhe instalacione tė artit. Vetitė e saj replikuese janė vetėm njė ilustrim modest i fortėsisė sė kėsaj nėnkryetareje. Ndėrkohe qė fortėsinė e saj tė vėrtetė mė sė miri e ilustron shiriti i zi i karatesė qė ajo e ruan me krenari qė nga pas-lufta nė Prishtinė.

Sukseset e saj nuk pėrfundojnė nė fushėn profesionale. Ato etablohen tutje nė aspekte private tė jetės sė saj, ku me fisnikėri kryen obligimet e saj bashkėshortore. Nė Partinė e Fortė, Salihu ėshtė kandidatja e vetme e martuar dhe qė gėrsheton me kaq sukses obligimet familjare me ato profestionale.

Salihu ėshtė kandidate pėr drejtuese tė Departamentit tė Lejeve pėr Vendosje tė Shenjave Mbi Dyqane pranė Komunės sė Prishtinės.

https://fbcdn-sphotos-b-a.akamaihd.net/hphotos-ak-frc3/996613_525134347571562_2110490056_n.jpg

30 - Berna Caka (1982)

Anipse numri i saj si kandidate e Partisė sė Fortė ėshtė 30, Berna ėshtė njė 31 vjeēare e lindur pėr tė dhėnė kontributin e saj nė sfera tė ndryshme kulturore tė nėntokės prishtinase.

Berna ėshtė shembulli i karrieristes sė zhvilluar nė disa etapa tė ndryshme, ku shquhet pėr kontribut shembullor nė ndėrtimin e identiteti kulturor urban tė kryeqytetit.

Qė nė shkollėn fillore mėsuesja dhe arsimtarėt dalluan talentin e saj tė rrallė vokal dhe profecuan pėr te njė karrierė tė bujshme nė sektorin e komunikimit masiv. U deshėn vite tė tėra dhe djersė e investuar nė shkollime formale dhe jo-formale brenda dhe jashtė vendit qė kėsaj profecie t’i vie dita.

Ajo tash 10 vite njihet mė sė miri ndėr elektoratin vozitės tė kryeqytetit, me anė tė emisioneve tė ndryshme ditore nė Radio Urban FM. Influenca e saj vazhdon tė ushtrohet sukseshėm nė elektoratin e gjerė qė rregullisht ushtron jetėn e natės. E njohur si menaxhere shembullore e njėrit prej bareve mė tė frekuentuara nė qytet, ajo nė Ansamblenė Komunale kandidon si Kryetare e Departamentit pėr Barazi Jetėsore, me qėllim tė avancojė tė drejtat e natės krahas asaj tė ditės, nėn moton “nata ka ispat”.

https://fbcdn-sphotos-h-a.akamaihd.net/hphotos-ak-ash4/1380696_525688387516158_253615808_n.jpg

28 - Valon Badivuku (1988)

Sipas njė miti Valon Badivuku asnjėherė nė jetė nuk ėshtė bėrė nervoz. Buzėqeshja konstante ėshtė njėherit arma e tij mė e fortė nė raport me klientėt, e sipas tė gjitha gjasave tash edhe nė raport me votuesit.

Me njė prapavijė tė zakonshme dhe njė qasje komplet tė pazakonshme, Valon Badivuku njihet nė shoqėri dhe mė gjerė si njė ndėrmarrės i ri, tepėr dinamik dhe inventiv. Me mėnyrėn e tij (tė ndihmuar nga buzėqeshja) ai arriti tė themelojė faqen e parė pėr edukim falas QyshMe. Ėshtė i apasionuar me optimizimin e resurseve dhe mikromenagjimin, ndaj ka vendosė qė pasionin ta ndajė me qytetin e tij tė preferuar. Si 25 vjeēar, ai menagjon tre biznese tė sukseshme duke ushqyer ambiciet si ambientalist, ēiklist dhe pingpongist.

Valoni ka shėrbyer denjė me aktivizimin e tij pėrmes mediave sociale pėr ti gjurmuar dhe publikuar tė metat dhe problemet sistemit tė deritanishėm nė komunėn tonė prandaj njeh mirė nevojat dhe ėshtė i gatshėm tė punojė pa lodhshėm pėr me arritė me e pa njė realitet mė tė mirė pėr fėmijėt e tij nė tė ardhmėn.
Me vete gjithmonė e ka njė GoPro duke mbajtur nė alarm tė vazhdueshėm tė gjithė punonjėsit e komunės dhe tė pushtetit qėndror.

https://fbcdn-sphotos-d-a.akamaihd.net/hphotos-ak-ash4/1376346_526139344137729_1470240717_n.jpg

04 - Genc Salihu (1981)

Genc Salihu lindi dhe u traumatizua mė 14 korrik tė vitit 1981 nė kryeqytetin e Kosovės. Eshtė mė i forti nė fushėn e vet - kėngė dhe manipulime strukturore - dhe si i tillė nuk ia ka frikėn askujt.

Ka fituar shumė dekorata tė ēmueshme gjatė karrierės sė tij tė bujshme dhe ka drejtuar institucione tė rėndėsishme. Tani e drejton, sė bashku me disa kolege e kolegė tė fortė, kafe/librarinė Dit' e Nat', prapė nė kryeqytetin e Kosovės, ku vazhdon tė traumatizohet mė tej.

Vizita e tij e fundit nė SHBA ka ndikuar ndjeshėm nė forcimin e mėtutjeshėm tė lidhjeve mes dy shteteve tona.

https://fbcdn-sphotos-a-a.akamaihd.net/hphotos-ak-frc3/1376487_526648330753497_1498628295_n.jpg

23 - Tringa Latifi (1990)

E lindur ne Prishtinė, qysh si femijė Tringa kishte talent pėr tė vizatuar. Pėrderisa fėmijėt e tjerė qanin, donin qė prindėrit e tyre tė ju pėrmbushin tė gjitha kėrkesat e tyre dhe lodrat luksoze, Tringės i mjaftonte vetem njė letėr dhe njė laps. Qė atėherė edhe pse nuk dinte ende shkrim dhe lexim ajo tė paktėn ja dinte vlerėn dhe fuqinė e lapsit dhe letrės. Pėrfundoi nėntė vjeēaren ne shkollėn fillore ‘Naim Frasheri’ si nxėnėse e dalluar dhe dha kontributin e saj nė shumė fusha duke pėrfshirė sportin dhe veēanėrisht artin.

Qysh si fėmije ajo dinte se e ardhmja e saj do jetė diēka qė kishte lidhje me art dhe vetėm art. Nė tė njejtėn kohė kishe edhe talente tė tjera si psh nė fushėn e psikologjisė, politikės etj.
Mė pastaj u regjistrua ne shkollen e mesme teknike ’28 Nėntori’ (zgjodhi kėtė shkollė pėr shkaqe patriotike) nė degėn e arkitekturės. Ishin ato katėr vite ku Tringa shfaqi talentin e saj dhe dha maksimumin e saj sa i perket fushės se arkitekturės.

Tani ėshtė nė pėrfundim tė studimeve nė Universitetin e Prishtinės nė degėn e arkitekturės. Por nė tė njejtėn kohė ka pėrfunduar studimet nė fakultetin e shkencave politike, kompjuterike… (yfyy… me ia nisė me tregu tash, mbesim deri nė mėngjes). Njė ndėr aktivitetet e saj nė kohėn e lirė apo gjatė gjith kohės ėshtė Candy Crush.

Mė sė shumti nė Prishtinė i pėlqejnė shėtitjet e gjata nė plazh. Dhe nuk i pėlqen kafeteritė me akuariume. Me karakter tė forte dhe jo vetėm, dhe shume ekspeditive ėshtė nėnkryetare pėr Partinė e Fortė dhe do jep maksimumin e saj pėr ta ndėrtuar, rindėrtuar dhe mbindėrtuar Prishtinėn.

https://fbcdn-sphotos-c-a.akamaihd.net/hphotos-ak-frc1/1150778_527250964026567_1042454554_n.jpg


13 - Dren Ukmata (1984)

Nė natėn kur ka lindur, 7 nėntorit 1984, nė Prishtinė kishte rėnė borė e kuqe.

Nėntė muaj mė vonė kishte bėrė hapat e parė. Qysh nė moshė tė hershme u shqua pėr veprimtari atdhedashurie dhe fjala e parė qė tha (nė telefon analog) ishte ”Kosova Republikė". Si intelektual i vėrtetė kontributin e tij e dha gjatė luftės sė vitit 1999 duke qėndruar stoikisht nė Ulpianėn e Prishtinės. Kėshtu nė adoleshencė e ngriti intelektin e tij tė bazuar nė tri virtyte kryesore: bukuri, menēuri dhe modesti.

Ukmata jetoi dhe veproi nė Prishtinė, ndėrsa studimet i kreu jashtė vendit nė Maqedoninė e Aleksandėrit tė Madh pellazgo-dardan. Studioi Shkenca Kompjuterike dhe ishte fitues i ēmimit 'Lexuesi i Vitit' nė Bibliotekėn Universitare.

Me ta pėrfunduar rrugėtimin universitar, si ēdo atdhedashės i ribashkohet sfidės sė shtetndėrtimit dhe njihet si personi fotografia e tė cilit ėshtė shfaqur nė 'Euronews' gjatė deklarimit tė pavarėsisė. Momentalisht, me prezencėn e tij e privilegjon kompaninė IPKO nė Kosovė, ndėrsa si ndėrmarrės serik vazhdon tė ndikojė nė zhvillimin e sektorit privat.

Lėngon nga triskaidekaphobia, por e mban tė fortė dashuria e madhe pėr atdheun.

https://fbcdn-sphotos-e-a.akamaihd.net/hphotos-ak-prn1/1381836_527835473968116_269202299_n.jpg

Skerdilaid
11-01-2013, 02:00 PM
Qka jan kta far thmish, more^^:D

Alboz
11-01-2013, 02:05 PM
05 - Hana Qena (1988)

Hana Qena u lind me 5 maj 1988 nė Prishtinė (nė dokumente e ka tė shkruar 8 maj pėr shkak se autoritetet e dijnė mė saktė datėn e lindjes sė njerėzve tė thjeshtė). Vazhdon studimet pranė fakultetit tė arteve, dega: Regji Teatri – Prishtinė.

Pasioni i saj pėr tė zėnė dije e ka cytur qė tė mos diplomojė pėr tre vjet studimi. Ka dėshirė tė madhe tė jetė pjesė e fakultetit tė arteve dhe si alternativė tė vetme ka parė mosdiplomimin nė mėnyrė qė tė ketė mundėsi tė ndritet pėr ēdo ditė nga profesorėt e mrekullueshėm tė Republikės sė Kosovės.

Gjatė viteve tė fundit Hana ka bėrė disa shfaqje nė qytetin e Prishtinės dhe nė shumė qytetet tjera evropiane (apo europiane). Njė nga shfaqjet e saj quhet “_ _ _” dhe ka marrė pjesė nė dy festivale tė teatrit Act Festival nė Bilbao tė Spanjės dhe Its Festival nė Amsterdam tė Holandės. Pėr momentin punon pėr festivalin SKENA UP nė Prishtinė.

I pėlqen fakti qė jemi rehatuar dhe qė po ndihemi komod nė klishetė tona. Pajtohet me thėnien e kryetarit “populli duhet tė argėtohet”.

Njihet si pėrdoruese e kohėpaskohshme e ujėrave me hedhje vertikale nė sheshet e Prishtinės.

https://fbcdn-sphotos-c-a.akamaihd.net/hphotos-ak-prn2/1375053_528290620589268_781476395_n.jpg

11 - Abetare Gashi (1991)

Shquhet pėr mprehtesi, sens tė theksuar tė kreativitetit dhe si vajzė mjaftė e zellshme dhe shembullore. Vazhdon vitin e tretė tė studimeve nė Universitetin e Prishtinės, dega e dizajnit grafik, me nota shumė tė larta (nota mesatare 12). Por megjithatė, dizajni pėr Abetaren ėshtė veē njė hobi. Profesioni i saj ėshtė politika.

Pėrveē studimeve dhe politikės njė pjesė tė madhe tė kohės e kalon duke avancuar hobin, pra duke ndihmuar produksionet/studiot grafike. Nė sporte tė ndryshme, posaqerisht nė shah dhe basketboll ėshtė e pamposhtur. Ėshte shumė e angazhuar edhe me ecje tė gjata nė natyre/hiking.

Ėshtė pjesė e themelimit tė disa OJQ-ve me bazė ekologjike, nė mbrojtjen e mjedisit jetėsor dhe ruajtjen e paqes. Gjithashtu ka punuar edhe me grupe kreative tė ndryshme ndėr vite.

https://fbcdn-sphotos-h-a.akamaihd.net/hphotos-ak-frc3/1376539_528809367204060_2020545422_n.jpg

21 - Rina Vuēitėrna (1991)

Rina was born and raised in Prishtina. She went to primary school ‘Emin Duraku’, which was the nearest school in the neighborhood. She started her academic life when she was seven. Her first teacher’s name was Hamide.

Being one of the brightest students in class, she continued her education in ‘Sami Frasheri’ high school, studying social sciences. Therefore, her hard work and her great success opened doors to different universities, of which she chose the American University in Kosovo (which is the main reason that the biography is written in English).

Besides her academic life, she sure has a social life (which will be withhold). However, her unforgettable experiences till now will be the Eurotrip and the summer in America. Her main interests are reading, politics, models, but she might point out that she really likes fishing, especially in the river Buna, where you can find different kind of fish.

What she likes about Prishtina is the center of the city with all the seats, fountains and lights everywhere. However, she doesn’t like the new buildings which remind her of Durres.

https://fbcdn-sphotos-d-a.akamaihd.net/hphotos-ak-ash3/935971_529236173828046_1963646985_n.jpg

12 – Ismail Cakolli (1987)

Ismail Cakolli jo rastėsisht vendosi tė lindė nė Prishinė. Kėtė vendim ai e mori sė bashku me familjen e tij, duke qenė tė vetėdijshėm qė kėtij qyteti do t’i duhej njė hero. Qysh nė moshėn 13 vjeēare u angazhua si superhero i qytetit me nofkėn Supersem, duke shpėtuar shumė banka nga hajnia dhe grabitqarėt dhe duke mposhtur shumė tė ligė qė po tentonit ta gllabėronin qytetin. Nė moshėn 18 vjeēare themeloi njė grup superheronjėsh tė quajtur Power Kreshniks. Ky grup nuk e kishte suksesin e karierės sollo tė Ismailit (tė njohur me nofkėn Semi), por megjithatė dha rezultate nė shumė fusha, veēanėrisht nė ndėrtimin multidimensional tė familjes kosovare pėrmes advokimit pėr tė drejtat e njeriut.

Gjithmonė i involvuar nė projekte qė do ti shėrbenin mirėqenjes dhe lumturisė sė pėrgjithshme gjithpopullore, si i ri, ėshtė pėrkujdesur qė tė gjitha informatat relevante rinore tė ia delegonte gjeneratės sė tij anembanė Kosovės, me anė tė emisionit ‘Amazing b’e njeri’. Mė pas punoi si gazetar dhe redaktor, duke mos e mėnjanuar kultivimin e tij universitar. Nė njė kornizė tė bukur e tė praruar nė ar, gjendet edhe diploma e tij bachelor nė Marrėdhėnie Ndėrkombėtare dhe Diplomaci.

Cakolli mori si detyrė jetėsore mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, sidomos ato tė komunitetit LGBT. Si njė djalė i guximshėm qė nuk i bėn ēerpiku verrr, ai ėshtė gjendur nė ball tė secilės lėvizje tė kėtij komuniteti pėr tė drejta tė barabarta, pavarėsisht kundėrshtarėve tė shumtė qė rrjedhin drejtpėrdrejt nga duart e zgjatura tė rezistencave anti-njerėzore nė shoqėri.

Nė Partinė e Fortė ai do tė pėrfundoj me sukses misionin e tij prej heroi mbrojtės i dashunisė mbarėbotėrore. Ai zotohet qė dashuria do tė jetė shtylla kryesore e politikbėrjes sė tij.

https://fbcdn-sphotos-c-a.akamaihd.net/hphotos-ak-prn2/1391667_529707240447606_150850427_n.jpg

24 - Hana Qerimi (1989)

U lind nė qytetin e ndritshėm por tė thatė, Prishtinė. Aty ku mbretėron ngjyra e bukur hiri dhe ku shumica e njerėzve janė nervoz (nga brengosja e madhe pėr recesionin global). Prishtina ėshtė qyteti ku ajo pėrfundoi lehtėsisht shkollėn fillore Iliria, Gjimnazin Sami Frashėri, si dhe studimet pėr Biznes dhe Menaxhment nė universitetin pėr Biznes dhe Teknologji – UBT.

Shumė e pėrkushtuar ndaj punės dhe karrierės, Hana filloi qė nga mosha 17 vjeēare tė punojė fillimisht ne sektorin e marketingut. Aty ka dhėnė kontribut pėr 3 vite. Pas tri viteve shumė tė suksesshme nė kėtė sektor, Hana u bė pjesė e njė kompanie tė teknologjisė duke u punėsuar nė rolin e menaxherės sė projekteve, tė cilin titull e mban tash gati 4 vite. Nė kėtė kompani Hana pati mundėsinė tė punojė dhe menaxhoje projekte tė telefonive globale, si dhe tė pėrfitojė njohuri nė teknologjinė e fundit tė telekomunikacionit.

Gjatė rinisė sė hershme Hana ishte shumė e dhėnė pas pikturės dhe muzikes, ku dhe pėr 4 vite me radhė vijoi shkollėn pėr instrumentin e kitarės, kėto dy pasione qė tanimė ajo i ushtron vetėm nė kohė tė lirė.

Nė Prishtinė asaj i pėlqejnė shumė njerėzit e panjohur qė tė thumbojnė me vėshtrimin e tyre plotė interesim. Fjalia e preferuar qė e ndėgjon ngado nė rrugė ėshtė “spo rrihet nė punė”. I pėlqen edhe tollovia nė semafora pėr shkak tė mundėsisė pėr socializim dhe krijimit tė kontakteve me njerėz tė rinj. Ēka nuk i pėlqen ėshtė mungesa e parkingjeve, sepse edhe ato si mungesat nė shkollė vetėm brenga tė reja tė krijojnė.

https://fbcdn-sphotos-f-a.akamaihd.net/hphotos-ak-prn2/1393909_530231127061884_807824117_n.jpg

09 - Dren Maliqi (1981)

U rilind nė vitin 1981 nė Prishtinė. Qė nė vitin e parė tė rilindjes krijoji ndjenjėn hapėsinore pėr Prishtinėn. Ditėt e para i kaloi nė Bregun e Diellit , fėmijėrinė e hershme nė Dardani, adoleshencėn nė Qendėr dhe nė Bllok tė Parė, ndėrsa tani jeton nė mrekullinė urbanistike pranė parkut tė qytetit.

Nė vitin 2000 filloi studimet nė Fakultetin e Arteve tė UP-sė, mirėpo nė vitin 2002 pėr shkak tė cilėsisė dhe kritereve tė larta nė fakultet u detyrua ta braktisė. Pas kėtij veprimi vendosi qė tė angazhohet nė krijimin e platformės artistike amatoreske e cila do tė ishte mė e pranueshme pėr skenėn e artit botėrorė.

Gjatė angazhimit nė skenėn amatore tė artit mėsoi pėr pėrkushtimin shembullorė tė pushtetit ndaj kulturės i cili i dha forcė dhe vullnet pėr ta zgjeruar veprimtarinė nė fusha tjera tė kulturės. Ky angazhim dhe vullnet ia mundėsoi qė nga njė artistė tė shndėrroj vetėn nė njė menaxher produkcionit, i cili vepron nė fushėn e arit vizual, koncerteve, festivaleve, filmit, teatrit, botimeve etj.

Gjatė dhjetė viteve tė fundit sa ėshtė aktiv nė fusha tė ndryshme tė kulturės, qėndrimet politike i mbajti pėr vete dhe nuk i paraqiti nė publik. Mirėpo, me paraqitjen e subjektit tė ri politik i cili nė vete pėrmban spektėr tė gjerė ideologjik e tė udhėhequr nga Kryetari Lexhendar, vendosi tė braktisė idetė e tij anarko-sindikaliste dhe ti bashkohet radhėve tė Lexhendarit.

Pėrvoja e mėsoi se vetėm me dorė tė hekurt ose tė Kryetarit Lexhendar mund tė arrihet synimi i caktuar ose ndryshimet shoqėrore. Synimi i Drenit qė nga fėmijėria e hershme ishte zbulimi i ujit tė nxetė. Prandaj, punon dhe beson fuqishėm qė me lėvizje tė gishtit tė Kryetarit Lexhendar dhe pėrkushtim tė pashoq tė nėnkryetarėve uji i nxetė do tė zbulohet nė Prishtinė.

https://fbcdn-sphotos-g-a.akamaihd.net/hphotos-ak-prn2/1385007_530817797003217_1702420908_n.jpg

10 - Lyra Hadri (1982)

Lyra Hadri pėr dallim nga Agim Ēeku ka lindur nė Prishtinė.
Ėshtė rritur nė Prishtinė dhe Tiranė, andaj e flet rrjedhshėm shqipen e Tironės (e ke parasysh, plako?). Ka pėrfunduar studimet Ekonomik-Menaxhment dhe Informatikė nė UP.

Karrierėn e punės e ka filluar qė nga mosha 19 vjeēare duke u marrė me hulumtime nė treg kryesisht pėr kompani dhe organizata tė ndryshme tė huaja. Ka qenė pjesė e projektit qė ka dhėnė ekpertizė pėr trajnime dhe vlerėsim tė projekteve me Bankėn Botėrore (me k'ta t'hujtit).

Punon nė njė kompani kosovare tė quajtur RTC Consulting, kompani kjo qė merret me hulumtime nė treg dhe me implementimin e shumė projekteve tė ndryshme tė organizatave tė huaja dhe vendore si dhe tė institucioneve publike.

Posedon aftėsi nė shkrime tė poezive tė ndryshme dhe teksteve nė formė tė tregimeve. Pasioni i saj mė i madh janė kafshėt. Pėrveē qenit dhe macave qė i ka adaptuar gjatė viteve tė jetės, ajo nė njė rast e ka mbajtur nė shtėpi edhe njė ujkonjė.

https://fbcdn-sphotos-e-a.akamaihd.net/hphotos-ak-prn2/1391628_531397633611900_1894191419_n.jpg

02 - Mic Sokoli (1991)

U lind nė Prishtinė nė vitin 1991, ku tani punon dhe vepron. Qysh nė vegjėli ishte fort i interesuar pėr ēėshtjen kombėtare dhe qytetare. Nė hartimet e tij gjithmonė vėrehej dėshira qė vendi i tij tė pėrparojė, por edhe dashuria ndaj muajit tė pranverės. Nė shkollė kalonte gjithmonė me pesėshe dhe kurrė nuk ishte nxėnės shkėlqyes, por vetėm shembullor.

Nė vitin 2006 nė shtėpinė e tij gjeti strehim interneti dhe qė nga ajo kohė Mici mirret kryesisht me hulumtime hapėsinore, por gjithmonė me qėllim pėrparimin e ēėshtjes kombėtare. Rrjetet sociale i do aq shumė, saqė seancat e asamblesė komunale do tė propozojė qė tė mbahen nė Facebook. Kohėn e lirė e kalon duke montuar rafta. Mic Sokoli studion shkencė kompjuterike dhe synon qė sė shpejti tė bėhet ekspert nė fushėn e Teorisė sė Gjasės.

Nė Prishtinė mė sė shumti i pėlqejnė mėngjeset e freskėta dhe i pengon lloqi kur nuk e ka viskozitetin e duhur.

https://fbcdn-sphotos-c-a.akamaihd.net/hphotos-ak-ash3/1390652_532101540208176_55299931_n.jpg

08 - Genta Hoxha (1987)

Genta ėshtė violiste (jo violiniste), e sapokthyer nė vendlindje me njė tė ardhme tė pacaktuar, por me shpresa tė mėdha pėr vendin dhe popullin e vet. Vazhdon tė punojė si violiste nė Filharmoninė e Republikės sė Kosovės, sė cilės i ėshtė bashkangjitur qė prej koncertit tė shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės. Por profesioni i saj i vėrtetė mbetet sekret. Sipas gojėdhanave, ajo ėshtė e financuar nga struktura misterioze pėr tė shtyrė pėrpara blerjen e pomadave tė mbramjes.

Urimet pėr ditėlindje zakonisht i pranon mė 12 nėntor 1987, kur edhe ka lindur nė Prishtinė. Prej njė tetorit 2006 ka qenė ’double’ studente e Universitetit tė Prishtinės, nė Fakultetin e Arteve, degėn e muzikės nė instrumentin violė (jo violinė) dhe nė degėn e Gazetarisė nė Fakultetin e Filologjisė.

Violiste e diplomuar (MA) nga Akademia e Malmös nė Suedi, ėshtė ambasadorja mė e mirė, qė ka pasur Kosova deri tani. Ajo ka lobuar jo vetėm pėr njohje tė Pavarėsisė sė Kosovės, por edhe pėr mirėnjohje tė pavarėsisė. Qė nė vitin 2005 kur pėr herė tė parė ka qenė pjesė e njė turneu me njė orkestėr tė tė rinjve nga Zvicra, lobimin e ka vazhduar nė Itali, Skandinave e mė gjerė. Lobimin pėr njohje e ka bėrė edhe nė shtetin fqinj.

E financuar nga struktura tė panjoha kombėtare dhe ndėrkombėtare ajo domosdoshmėrisht ka preferencat e saj pėr kryeqytetin (sepse kėshtu e kanė kėshilluar strukturat). Nė Prishtinė i pėlqen rinia dhe jeta shumė dinamike. Tė rinj tė profileve tė ndryshėm qė takon gjithė kohės, e qė e mahnisin me talentin e idetė e tyre. Ēfare urren nė Prishtinė, ėshtė fakti qė kėta tė rinj, kanė pak e hiq mundėsi tė bėjnė diēka tyre, pėr shkak se tė vjetrit nuk po u (na) lėnė rend.

https://fbcdn-sphotos-d-a.akamaihd.net/hphotos-ak-frc3/1395344_533429740075356_906303190_n.jpg


22 - Uran Ramosaj (1987)

Ka lindur nė Prishtinė. Ka qenė nė njė klasė me kryetarin lexhendar Visar Arifaj.

https://fbcdn-sphotos-e-a.akamaihd.net/hphotos-ak-frc3/1238267_533964746688522_67236606_n.jpg

Alboz
11-01-2013, 02:16 PM
27 - Erzė Dinarama (1991)

Erzė Dinarama u lind mė 29 janar 1991, dy ditė mė pas Justin Timberlake ka festuar ditėlindjen e tij tė 10-tė.

Filloriste ishte pranė shkollės "Iliria", ku edhe mbante vendin e parė nė gara tė matematikės. Pas pėrfundimit tė gjimnazit "Sami Frasheri", ajo zgjodhi armėn mė tė fortė, zgjodhi shkollėn e arkitekturės. Studioi nė Universitetin e Prishtinės dhe atė tė Bolonjės prej nga edhe solli pėr herė tė parė nė Kosovė recetėn e shpagetave me salcė boloneze. Gjendet nė buzė tė diplomimit, andaj edhe kohėve tė fundit, vetėm buzėqesh.

Si arkitekte e ardhshme, pasion i ka mbindėrtimet dhe mendon se ato janė qershia mbi tortė dhe si pasojė, kriteri i saj kryesor pėr fejesė ėshtė posedimi i njė apartamenti tė tillė.

Karriera akademike e Erzės, sado e guximshme, nuk krahasohet me orvatjet e saj jashtėshkollore. Si 9 vjeēare, Erza iu bashkua trupės sė valltarėve tė Dilaveri, ku brenda javėsh u avancua nė rolin e solistes. Si rezultat i kėsaj pėrvoje, Erza njihet edhe si "shyhreti i dasmave". Kur ajo vallėzon, Jeton Vorfi merr shėnime.

Gjithashtu pėrfundoi shkollen e muzikės “Prenk Jakova” si pianiste, gjatė sė cilės periudhė ishte fituese e garave pėr piano tė mbajtura nė Kosovė, dhe jo vetėm. Pra, dora e saj e vockėl vetėm se ėshtė e ushtruar qė pas fitores, tė pranojė shumat, tė themi, simbolike.

Disa nga hobitė tjerė tė saj janė interpretimi i ėndrrave, hekurosja dhe organizimi i babinave. Me fjalė tė tjera, ėshtė e aftė pėr gjithēka pos pėr politikė, qė rrjedhimisht ėshtė edhe arsyeja pse kandidohet.

https://fbcdn-sphotos-h-a.akamaihd.net/hphotos-ak-prn2/1375076_534749616610035_567888810_n.jpg

15 - Alketa Sylaj (1991)

Alketa Sylaj u lind nė Mitrovicė me datėn 21 shkurt 1991. Shkollėn e fillore e kreu me krejt 5-she pėr tė vazhduar mė tutje nė gjimnazin mė tė famshėm nė Prishtinė Sami Frashėri. Nė gjimnaz ka zvilluar aftėsitė e saj pėr qitje tė fallit. Rezultatin e testeve gjithmonė e dinte dy ditė pėrpara.

Tani studion me shumė pėrkushtim aktrimin nė Fakultetin e Arteve. Ka shumė role tė realizuara. Pėr herė tė parė shkeli dėrrasat e teatrit nė vitin 2010, kurse tash ajo ėshtė pjesė e kolektivit "Have it". Tė qenit politikane pėr tė nuk ėshtė rol, ėshtė obligim.

Edhe nė fakultet ua lexonte shumė mirė fatin gjithė stafit. Nė njė rast ka mahnitur tė gjithė kur pėrmes letrave tė lojės “Solitare” nė kompjutėr ajo ka lexuar fatin e njėrės punėtore tė fakultetit. Punėtorja e fakultetit sot ėshtė e martuar.

Nė Prishtinė i pėlqen stili i saj, ndėrsa e urren jetėn e natės. Do tė donte tė ishte mė "wild" (apo e egėr) dhe “cool” (apo e ftohtė). I pėlqejnė shumė ndejat tashmė tė popullarizuara ku luhet muzikė e vjetėr qytetare por edhe rock.

Ėshtė e vetmja brenda Partisė sė Fortė qė i di edhe preferencat e votuesėve qė nuk janė tė gjallė.

https://fbcdn-sphotos-d-a.akamaihd.net/hphotos-ak-prn2/1393116_535313776553619_1330478865_n.jpg

19 - Dritėro Mehmetaj (1986)

Lindi nė Qendrėn Klinike Universitare, por mendjen e kishte nė Prishtinė. Si fėmijė dėshirė e tij e flaktė ishte qė, sė bashku me babain e tij, tė shkojė nė asamblenė komunale pėr ta vizituar dhe pėr tė shijuar erėn e kėndshme tė drurit tė vjetėr tė separeve tė Kuvendit. Aty ku asambleistėt vendosnin duart gjatė momenteve tė pushimit.

I pėlqejnė tej mase ndėrtimet pa leje—si vizionist qė ėshtė i pengojnė rregullat dhe do tė bėjė ēmos qė t'i thyejė ato. Prandaj, si Asambleist, do tė angazhohet parcialisht qė qytetarėve tė Prishtinės tu ofrohet liri e plotė, sidomos nė ndėrtimtari. Rrjedhimisht, ėshtė lobues i fuqishėm nė qarqet vendore dhe ndėrkombėtare qė nė listėn e tė drejtave tė njeriut tė futet edhe njė e drejtė: Liria e Ndėrtimit. Pjesėn tjetėr tė angazhimit do ta kalojė duke menduar thellėsisht, nėn shoqėrinė e fėstekėve kualitativė.

Ėshtė njohės i mirė i nėntokės (underground-it) tė Prishtinės, pasi qė babai i tij ėshtė arkeolog, dhe gjatė fėmijėrisė sė tij, interesohej shumė pėr kėtė pjesė tė Prishtinės, aq pak tė eksploruar edhe nė ditėt e sotme.

Nėpėr rrugėt e qytetit flitet se ėshtė Kandidati mė Serioz pėr Asamblenė Komunale, andaj edhe tė gjithė kandidatėt pėr Kryetar do tė votojnė pėr tė.

Jeton dhe vepron nė Prishtinė.

https://fbcdn-sphotos-f-a.akamaihd.net/hphotos-ak-ash4/1391452_536017656483231_474008619_n.jpg

14 - Doruntina Vinca (1982)

U lind dhe u rrit afėr fontanės nė Ulpianė tė Prishtinės nė njė familje me traditė arsimdashėse. Shkollėn fillore dhe tė mesme e kreu nė Prishtinė, ndėrsa studimet e larta nė antropologji dhe shkenca politike nė New York tė Shteteve shumė tė dashura dhe tė Bashkuara tė Amerikės. Pas shumė vitesh mėrgatė vullnetare, e mėrzitur nga ligji dhe rendi qė mbizotėron nė qytetin shumė-milionė banorėsh tė New York-ut, Doruntina vendosi tė rikthehet nė aglomeratin urban, shumė mė kreativ dhe sfidues, tė qytetit tė Prishtinės.

Ėshtė praktikuese fanatike e mendimit pozitiv. Ajo mendon pozitivisht sė paku pesė herė nė ditė, dhe si asambleiste do angazhohet fuqishėm nė hartimin e “Strategjisė pėr Implementimin e Mendimit tė Obligueshėm Pozitiv 2014-2024”. Institucionalizimi i kėsaj strategjie do tė zbusė dukuritė e tjera sociale si papunėsia, korrupsioni apo krimi i organizuar. Pėrveē kėsaj, me ardhjen e Partisė sė Fortė nė pushtet, me bekimin e kryetarit lexhendar dhe falė kontributit tė taksapaguesve, Doruntina do tė shėrbejė si nėnkryetare pėr dreka, darka dhe udhėtime zyrtare jashtė shtetit sa herė qė tė paraqitet nevoja.

Doruntina punon si konsulente pėr projekte tė ndryshme vendore dhe ndėrkombėtare nė fushėn e hulumtimeve politike. Si zotėruese e denjė e gjuhės angleze dhe kompjuterit, ajo mirret edhe me pėrkthime letrare dhe akademike. Doruntina ėshtė e apasionuar pas letėrsisė, e sidomos realizmit distopik, tė cilėn e lexon nė vend tė gazetave ditore. Mbi tė gjitha, e dashuron gjuhėn e politikanėve sepse i pėlqejnė klishetė, stereotipet, hiperbolat, makrologjitė, pleonazmat, tautologjitė dhe frazat boshe, e sidomos kėto tė fundit qė janė simptomė e begatisė nė tė menduar.

https://fbcdn-sphotos-h-a.akamaihd.net/hphotos-ak-ash4/1382402_536517893099874_2093188024_n.jpg

16 - Zgjim Elshani (1990)

Zgjimi ka lindur fiks nė vitin 1990. Lindja e tij ka ndodhur nė njė territor tė Kosovės tė quajtur Zvicėr, ku kojshi e ka pasur Kadri Veselin. Shkollėn fillore e ka pėrfunduar nė vendlindje.

Pėr momentin ėshtė duke pėrfunduar studimet nė Fakultetin e Arteve nė Prishtinė. Njihet si ideator i emrit Partia e Fortė. Pėr dallim nga ish-komshiu i tij qė ka talent pėr mbyllje tė syrit nė tv kombėtare, Zgjimi ėshtė nėnkampion i njėfishtė i Kosovės nė shotokan karate.

Ngjyra e tij e preferuar ėshtė e pyjet e gjelbėrta. Por gjithmonė harron pse. Nė ndeshjet mes Shqipėrisė dhe Zvicrės rėndom e mbyllė televizorin sepse nuk di pėr kė tė anojė.

Njihet edhe si kantautor dhe bas gitarist. Muzikėn e tij mė sė miri mund ta vėreni tek bendi The Glasses, pjestar i sė cilės ėshtė.

Ka njohuri nė fizikė, filozofi dhe dituri natyre.

https://fbcdn-sphotos-a-a.akamaihd.net/hphotos-ak-ash3/599822_536952546389742_329861189_n.jpg

29 - Saranda Sylejmani (1988)

Shkollėn fillore e ky pėrfunduar nė Prishtinė, por paraprakisht ka lindur nė po tė njejtin qytet. Ėshtė vajzė e edukuar dhe me fakultet. Ka diplomuar nė Universitetin Amerikan nė Kosovė. Nuk pi duhan.

Ėshtė aktiviste e pėrgjithshme. Mirret me tė gjitha llojet e aktivizmeve, pėrveē aktivizmit komercial, tė cilin nuk e do sepse ėshtė shumė mainstream.

Pas diplomimit ėshtė punėsuar nė njė kompani tregtare Meteor Co, ku ka udhėhequr departamentin e marketingut. Duke vazhduar me reputacionin e vajzės sė mirė mė pastaj ėshtė punėsuar nė IQ Consulting, kompani konsulente qė mirret kryesisht me hulumtime tė tregut. Ka asistuar dhe ka udhėhequr shumė projekte pėr Bankėn Botėrore, UNDP, RDA, GIZ, KFOS etj.

Si nėnkryetare ka dhėnė kontributin e saj nė rizgjimin e fortėsisė nė lagjen Matiēan, qė sot ėshtė kthyer nė njė bastion tė fuqishėm intelektual tė Partisė sė Fortė.

Nė Prishtinė mė sė shumti i pėlqen makiato, ndėrsa i pengojnė satelitėt e vendosur kudo nėpėr ndėrtesat e qytetit, sepse xhelozon qė nė fėmijėri veē familja e saj nuk ka pasur satelit.

https://fbcdn-sphotos-c-a.akamaihd.net/hphotos-ak-ash3/1374082_537389483012715_619540131_n.jpg

07 - Sara Sylejmani (1990)

Nė vitin 1990 dy Gjermanitė ishin bashkuar, ndėrkohė nė Kosovė ishte suprimuar autonomia. Nė mes tė kėsaj amullie kishte lindur njė shenjė shprese pėr njerėzimin. Kishte lindur Sara. Fėmijėrinė e kaloi nė oborrin e saj duke imagjinuar trėndafilat tė ishin njerėz. Vonė (nė klasė tė parė) tė gjithė kuptuan se ishte majtake, deri atėhe kishin menduar se ishte vetėm njė vajzė pa talent pėr shkrim e vizatim. Sot ajo ka dy duar tė djathta.

Shkollėn fillore dhe tė mesme i kreu nė Prishtinė. Njė vit studioi “gjuhėn turke” nė Stamboll. Studimet i vazhdon nė po tė njejtin vend nė Universitetin e Arteve tė Bukura "Mimar Sinan" dega Arkitekturė. Punoi nė prezentimin e projektit “Prishtina e Re” - Zona Perėndim.

Nė Prishtinė mė sė shumti i pėlqen harmonia nė mes tė ndėrtesave tė pasluftės nė raport me dimensionin e njeriut. Po ashtu i bėn pėrshtypje lumturia, pozitiviteti i qytetarėve dhe pajtimi me fatin qė kanė.

Mendon se nė Prishtinė nuk ka asgje pėr t'u mos pėlqyer.

https://fbcdn-sphotos-g-a.akamaihd.net/hphotos-ak-ash3/1380279_537833719634958_2063446134_n.jpg

00 – Sali Berisha (1986)

Nuk ėshtė kandidat pėr asamble komunale tė Prishtinės. Nė KQZ nuk e kanė pranuar, sepse nuk paska lindur nė Prishtinė (kinse ky ėshtė arsyetim).

Ka lindur mė 28 nėntor 1986 nė Pejė, nė vendlindjen e Agim Ēekut. Pėr shkak se Kosovėn e do shumė, ka vendosur qė datėn e lindjes ta bėjė me 17 shkurt (ėshtė nė proces e sipėr). Shkollėn fillore e ka pėrfunduar nė fshat, tė mesmen (shkollen teknike) nė Pejė, pėr tė vazhduar nė Fakultetin e Inxhinierisė Mekanike. Mirėpo ky aktivitet i ėshtė dukuri si i kotė dhe jo fitimrurės, prandaj ka vazhduar Fakultetin Ekonomik ku edhe ka diplomuar. Tash ndjek studimet postdiplomike master nė po tė njejtin drejtim. I pėlqen tė lexojė mirėpo nuk e praktikon.

https://fbcdn-sphotos-h-a.akamaihd.net/hphotos-ak-prn2/1383170_538821112869552_1468091893_n.jpg

26 - Blerta Thaēi (1991)

Si e lindur nė Gjilan ajo do tė jetė pėrfaqėsuese e kėtij qyteti nė Kuvendin Komunal tė Prishtinės. Pėr kėtė qėllim ajo ėshtė dėrguar nga njė kėshill sekret i qytetit tė Gjilanit pėr tė “studiuar” dhe “jetuar” nė kryeqytet tash e ca kohė.

Studente e Fakultetit tė Inxhinierise Elektrike dhe Kompjuterike nė vitin e fundit tė studimeve. Ėshtė themeluese e kompanisė Appsix. Si aktiviste e lirisė sė informationit, ėshtė poashtu anėtare e komunitetit pėr software me kode me burim tė hapur FLOSSK. Ka punuar si organizatore e eventeve pėr teknologji nė organizatėn IPKO Foundation.

Si njė pjesemarrėse aktive nė eventet qė kanė pėr tematikė arritjet e fundit nė teknologji, qėllimi i saj kryesor ėshtė zėvendėsimi i funksionit tė kryetarit tė komunės nga njė algoritėm kompjuterik, nė mėnyrė qė kryetari tė ketė kohė vetėm tė relaksohet.

Nė Prishtinė i pėlqen trafikun urban, veēanėrisht ta shikojė nga largėsia—ėshtė njė pamje relaksuese. Mbindėrtimet nė lagjen ku jeton e bėjnė aq krenare saqė ka vendosur djalit tė parė t’ia vėjė emri Mbindėrtim.

https://fbcdn-sphotos-g-a.akamaihd.net/hphotos-ak-ash3/1381365_539306066154390_437982041_n.jpg

17 – Luiza Sekiraqa (1992)

Luiza ka lindur nė Budapest tė Hungarisė. Nė mes tė shkollimit fillor ishte inspiruar shumė nga zhvillimet nė Kosovė. Vendosi tė vinte nė atdhe, pėr ta zhvilluar mė tutje vendin. Pėr ta bėrė tė fortė. Nė Prishtinė pėrveē gjimnazit Xhevdet Doda, ka pėrfunduar edhe shkollėn e muzikės Prenk Jakova, pra pėrveē qė ėshtė e gjithėdijshme, ajo ka edhe dell (Christopher Dell?) pėr muzikė.

Ėshtė kampione e notit. Nė Prishtinė do ta ndėrtojnė pishinėn e parė me standarde olimpike. Ėshtė vetėm duke e pritur qė tė vijė uji.

Nėnkryetarja Sekiraqa ka qenė notuese pėr afėr dhjetė vjet. Ajo ishte reprezentuse e Kosovės nė gara ndėrkombėtare tė notit. Edhe pse tėrė adoleshencėn e kaloi duke ushtruar not nė Pirshtinėn pa pishinė olimpike, Luiza ende mban rekorde nė Kosovė dhe Shqipėri. Pėr sukseset e saj si notuse ėshtė dekoruar me shumė medale nga gara ndėkombėtare indo-evropiane.

Mė sė shumti i pėlqen loja e futbollit ku nė vend tė gollave vendosen dy gurė, ose edhe mė mirė kapakėt tė kantave tė mbeturinave. Luiza lobon qė ky aktivitet tė konsiderohe disciplinė e veēantė olimpike.

No comment pėr faktin qė e ka mbiemrin Sekiraqa.

https://fbcdn-sphotos-b-a.akamaihd.net/hphotos-ak-ash3/1380393_539771599441170_1669730828_n.jpg

Alboz
11-01-2013, 02:20 PM
Intervista e Kryetarit LeXHendar ne Top Channel :D


https://www.youtube.com/watch?v=hRX01Crs5rM

Skerdilaid
11-01-2013, 02:20 PM
Ket Sekiraqen pe votojsha une :pound:

Cleitus
11-01-2013, 02:34 PM
Ky Viasri duket si magjyp... per nder edhe ne turqit e kavajes nuk shef fytyra te tilla

Nuke po doket si Magjup kish mujt me kane edhe Gjerman.

Alboz
11-01-2013, 03:14 PM
Partia merret edhe me muzik


https://www.youtube.com/watch?v=2Ika2PUR-mo

Arianiti
11-01-2013, 04:58 PM
Legjendari beri show ne RTK,duke emituar Kadri Veselin(video)


http://www.youtube.com/watch?v=qgm-5O_QYBI

http://kosovalbaner.com/2013/10/legjendari-beri-show-ne-rtkduke-emituar-kadri-veselinvideo/

Arianiti
11-01-2013, 05:05 PM
04 - Genc Salihu (1981)

Genc Salihu lindi dhe u traumatizua mė 14 korrik tė vitit 1981 nė kryeqytetin e Kosovės. Eshtė mė i forti nė fushėn e vet - kėngė dhe manipulime strukturore - dhe si i tillė nuk ia ka frikėn askujt.

Ka fituar shumė dekorata tė ēmueshme gjatė karrierės sė tij tė bujshme dhe ka drejtuar institucione tė rėndėsishme. Tani e drejton, sė bashku me disa kolege e kolegė tė fortė, kafe/librarinė Dit' e Nat', prapė nė kryeqytetin e Kosovės, ku vazhdon tė traumatizohet mė tej.

Vizita e tij e fundit nė SHBA ka ndikuar ndjeshėm nė forcimin e mėtutjeshėm tė lidhjeve mes dy shteteve tona.

https://fbcdn-sphotos-a-a.akamaihd.net/hphotos-ak-frc3/1376487_526648330753497_1498628295_n.jpg


Une du me votu qet tipin :lol:

Kastrioti1443
11-01-2013, 06:20 PM
Nuke po doket si Magjup kish mujt me kane edhe Gjerman.

Ndoshta turko-gjerman po.

KrashNick
11-01-2013, 06:24 PM
https://fbcdn-sphotos-b-a.akamaihd.net/hphotos-ak-ash3/1380393_539771599441170_1669730828_n.jpg

Per kta po ja vlejka me votu .

The Illyrian Warrior
11-01-2013, 06:30 PM
Kete kryetarin legjendar me nenkryetara i kam pa ne prishtine kur kam qene se fundmi, edhe ky tipi more skerdi ta perqesh hashim bej thacin qe ta kesh te kjart. ;)

Cleitus
11-01-2013, 07:34 PM
Ndoshta turko-gjerman po.

Une jetoj ne Gjerman e di qysh doken

Kastrioti1443
11-01-2013, 07:37 PM
Une jetoj ne Gjerman e di qysh doken

Nuk ka gjerman me ket pamje, ndoshta i perzier me emigrante po. Edhe ne jug te shqipnis nuk e gjen ket pamje.

Cleitus
11-01-2013, 11:41 PM
Nuk ka gjerman me ket pamje, ndoshta i perzier me emigrante po. Edhe ne jug te shqipnis nuk e gjen ket pamje.

Mire e ki si Magjup po doket

KrashNick
11-02-2013, 08:06 PM
Edhe te huajt kane fillu me fole per keta

http://www.rferl.org/content/kosovo-strong-party-/25154106.html