Div

Njė “krodhe buke” -- Vangjel Koēa

Rate this Entry
Shqiptari ka parime pėr jetėn e tij vetjake, pėr jetėn familjare, po nuk ka dhe nuk ēmon parime pėr atė qė thuhet “interes i pėrgjithshėm”. Kjo gjė rrjedh edhe nga fakti se Shqiptari pėrmes kaq shekujve robėrie u mbyll nė veten e tij, nė familjen e tij, dhe nuk pati raste qė ta derdhė kėtė “ego” nė sheshin altruistik tė interesit tė pėrgjithshėm. Prandaj psikosinteza e shqiptarit ėshtė e ngushtė, egoiste, nuk e njeh dhe nuk e ndjen gėzimin e altruizmės; i mungon elementi i pėrgjithėsimit, fuqia e abstraksionit, qė i japin jetės njė kuptim totalitar.

Po tė ketė ndonjė shqiptar qė pėr fat tė keq, tė tillė shqiptarė janė shumė tė paktė sot!- dhe qė tė ketė tė tilla parime, tė pėrpiqet pėr to dhe tė sakrifikohet pėr to, menjėherė do tė shohėsh njerėzit tė tundin kokėn dhe tė thonė:
-Mirė se ē’pėsoi! Ē’i duheshin atij kėto gjėra? Nuk shikonte punėn e tij dhe tė hante njė “Krodhė bukė?”

“Krodha buke” ėshtė “puna” e vetme e shqiptarit sot. Nė kėtė “krodhė” qėndron sot tėrė ideali i jetės. Njė ēikė sikur tė rrezikohet ose tė humbasė kjo “krodhė” shqiptari e quan vetveten tė humbur. Interesi i pėrgjithshėm pėr shqiptarin ėshtė njė “res nullius” dhe prandaj ėshtė njė gjėmė e madhe tė humbasė “krodhėn” pėr njė gjė qė s’ėshtė e asnjeriut. Pėr kėtė shkak shqiptari, si kolektivitet, nuk ēau kokėn as pėr ēlirimin e tij nga skllavėria turke, ēlirim pėr tė cilin romancierėt e historisė dhe pseudoromantikėt e nacionalizmės le tė mė japin leje tė shpall kėtu njė herezi. -Vetėm pemė e pėrpjekjeve tė pak shqiptarėve si edhe e lodrave tė interesave politike tė huaja ndryshuan fatin e Shqipėrisė. S’mė dalin akoma nga mendja fjalėt qė dėgjova atėherė nga shumė gojė tė popullit, kur Qeveria turke zuri njė komit shqiptar dhe xhandarėt e shkonin nga mesi i pazarit qė ta shpinin nė “hapsanė”. -Edhe ky “spurdhik” tė matet me njė goxha Dovlet? S’i japin njė dru tė mirė qė tė vėrė mend?

“Spurdhiku” i shkretė qė vuante pėr njė “interes tė pėrgjithshėm” nuk shkėputetė as ndonjė simpati, nuk kish as ndonjė kuptim pėr mendjen e popullit, nė sytė e tė cilit vlente vetėm njė “dru tė mirė”!

Po nė kėtė gjė nuk mbetėn shumė pas edhe ata qė populli i quan “intelektualė”, njerėzit qė kanė kapėrcyer prakun e ndonjė shkolle tė madhe a tė vogėl dhe e kanė stolisur qafėn e tyre edhe me kravatė. Nga kėta “intelektualė” ka njerėz qė kanė haber nga parime, pėrpiqen pėr to, po qėndrojnė menjėherė nė prakun e sakrificės. Kur shohin tė tjerė qė pėrpiqen dhe e pėsojnė, thonė menjėherė me mendjen e tyre:

-Bravo! Po mė mirė qė s’u ndodha edhe unė! Ē’mė lypej mua ky “kukurec”!

Nga njėra anė: “bravo” pėr parimet, po nė njė kohė e sipėr nga ana tjetėr edhe “kukureci” pėr lėkurėn e vet. Kjo dualizmi tragjike e shpirtit tė “intelektualit” shqiptar ėshtė pėr tė vajtur dhe tė vė nė mejtime. Ėshtė trashėgim i shpirtit tė popullit, po me njė tendencė tė dobėt edhe pėr “interesin e pėrgjithshėm”. Njė simptomė e mirė pėr tė nesėrmen shqiptare, po njė akuzė e rėndė dhe e drejtė pėr brezin e sotėm. Pėr kėt brez ėshtė edhe pėrfundimi i asaj filozofime, e cila loz me dietė dhe mė nė fund tallet me mendimin. Sot mbretėron moda e filozofisė sė kontigjentizmės, domethėnė e filozofisė “nga fryn era”! Adhurimi i verbėr i ngjarjes, mburrja e tepėrt dhe servile e suksesit, admirimi pėr ēdo gjė tė jashtme formale e pa vlerė, robėrimi nė pasionet mė tė dobėta, kulti shtazarak i violencės, gjahu i ethshėm i floririt dhe i nderimeve, mosinteresimi dhe pėrbuzja pėr vlerėn dinamike tė ideve dhe pėr fuqinė morale tė parimeve.

Por qė tė ndryshoj jeta shqiptare dhe ta vėmė atė nė udhėn e njė fati mė tė lartė e mė tė ndritur, duhet qė vendin e pemėve tė sipėrme tė filozofisė “nga fryn era” ta zėmė me disa tė vėrteta qendrore, me disa porosira morale themelore tė pėrjetshme, nė tė cilat njihen popujt e qytetėruar dhe tė cilat janė pema e njė edukate tė tėrė edhe e dramės mijėvjeēare tė historisė. Lartėsia e vėrtetė nuk arrihet pa dritėn ideale tė parimeve morale, tė cilat janė pėr ndėrgjegjjen si ylli qė ėshtė pėr detarin. Tė shartojmė, nė brezat e nesėrm besėn pėr parimet, luftėn pėr parimet, sakrificat pėr parimet, kundėr mohimeve dhe shtrembėrimeve tė oportunistėve tė jetės dhe tė parimeve false. “Krodha bukė” duhet tė bėhet “spurdhiku” qė matet me njė goxha Dovlet: me Dovletin shpirtėror mėkatar qė na ka lėnė trashėgim e shkuara jonė historike”.

Submit "Njė “krodhe buke” -- Vangjel Koēa" to Digg Submit "Njė “krodhe buke” -- Vangjel Koēa" to del.icio.us Submit "Njė “krodhe buke” -- Vangjel Koēa" to StumbleUpon Submit "Njė “krodhe buke” -- Vangjel Koēa" to Google

Tags: None Add / Edit Tags
Categories
Uncategorized

Comments