0
3. MBRETĖRIA E DYTĖ ILIRE. DINASTIA E GLAUKISĖ
(335-231 P.E.SONĖ)
Rimėkėmbja e shtetit ilir
Shumė shpejt pasi pajtoi fqinjėt veriorė dhe Greqinė, Maqedonia u drejtua nga lindja duke e lėnė tė qetė shtetin ilir. Fqinjėsia me Maqedoninė nuk pėrbėnte mė atė rrezik serioz dhe ilirėt u munduan ta shfrytėzonin gjendjen e krijuar pėr rimėkėmbjen e shtetit tė tyre. Rufi njofton pėr trazira tė reja nė Iliri, por duket se ato nuk patėn sukses, sepse nė vitin 323 p.e.sonė, kur u bė ndarja e perandorisė sė Aleksandrit, njė pjesė e ilirėve ishte ende nėn sundimin e Antipatrit, qė u bė mbret i Maqedonisė, i Greqisė, i Ilirisė, i Epirit dhe i popullsive tė tjera tė pushtuara nė Ballkan.
Gjendja e turbullt qė u krijua nė perandori pas vdekjes sė Aleksandrit dhe shthurjes sė perandorisė sė tij krijoi kushte mė tė pėrshtatshme pėr ēlirimin e tokave lindore ilire. Duke u lidhur me armiqtė e Maqedonisė, Glaukia, mbret i taulantėve, arriti ti ēlirojė kėto toka dhe ti bashkojė me mbretėrinė e tij. Duket se pas kėsaj ai mori edhe titullin mbret i ilirėve nė vend tė titullit tė mėparshėm mbret i taulantėve.
Pasi realizoi bashkimin e tokave ilire dhe rimėkėmbi shtetin ilir, Glaukia u pėrpoq tė dobėsonte ndikimin maqedon nė Epir. Pėr kėtė qėllim ai u afrua me mbretin e molosėve, Ajakidin dhe u martua me Berojėn, njė bijė nga dera mbretėrore molose. Nė kėtė politikė ai u ndesh me tė birin e Antipatrit, Kasandrin, qė pas shumė pėrpjekjesh ishte vendosur nė krye tė Maqedonisė. Nė vitin 317 p.e.sonė, Kasandri rrėzoi nga froni molos aleatin e Glaukisė, Ajakidin, i cili kishte ndėrhyrė nė grindjet e brendshme pėr fronin maqedon, duke marrė anėn e Olimbisė, nėnės sė Aleksandrit. Nė kėtė kohė Glaukia mori nėn mbrojtje dhe mbajti nė pallatin e tij birin e mbretit tė rrėzuar, Pirron dyvjeēar. Me gjithė kėrkesat kėmbėngulėse tė Kasandrit, Glaukia nuk e dorėzoi Pirron; ai nuk e bėri kėtė as kur mbreti maqedon i premtoi si shpėrblim shumėn e madhe prej 200 talentesh, as kur ky e kėrcėnoi me luftė.
Shtrirja e sovranitetit mbi Dyrrahun e Apoloninė
Tre vjet mbas kėsaj ngjarjeje, nė vitin 314, Kasandri, duke u nisur nga Epiri, sulmoi nga deti Apoloninė, pastaj Dyrrahun dhe u fut nė Iliri. Nė kėtė luftė Glaukia u mund dhe Kasandri u bė zot i dy qyteteve tė mėdha tė Adriatikut. Trazirat politike e detyruan tė kthehej nė Greqi pasi la kėtu garnizone tė fuqishme. Njė vit mė vonė, mė 313 p.e.sonė, Glaukia rrethoi Apoloninė, por pa sukses. Sipas Diodorit, me ndėrmjetėsinė e spartanėve ai pranoi tė heqė rrethimin dhe tė pėrfundojė njė traktat paqeje me apoloniatėt. Kushtet e paqes nuk dihen dhe as qė bėhej fjalė pėr vendosjen e ndonjė forcė maqedone nė qytet; por ngjarjet e mėpastajme, tė vitit 312 p.e.sonė, tregojnė se tė dy qytetet mbroheshin nga garnizonet maqedone. Nė kėtė vit apoloniatėt dhe dyrrahasit ngritėn krye dhe i dėbuan forcat e Kasandrit nga qytetet e tyre. Njė rol tė veēantė u atribuon Diodori nė kėtė ngjarje korkyrasve, tė cilėt kishin ardhur pėr ndihmė. Sipas tij ata ēliruan Apoloninė dhe Dyrrahun ia dorėzuan Glaukisė, mbretit tė ilirėve. Burimet nuk japin njė pėrgjigje tė drejtpėrdrejtė pėr ēėshtjet se pėrse korkyrasit ua dorėzuan Dyrrahun ilirėve, cili ishte roli i ilirėve nė kėtė ngjarje, cilat kishin qenė raportet e tyre me Dyrrahun dhe ēraporte u vendosėn me Apoloninė. Megjithatė nuk ėshtė vėshtirė tė kuptohet se korkyrasit nė kėtė rast vepruan si aleatė jo vetėm tė apoloniatėve dhe tė dyrrahasve, por edhe tė ilirėve. Dalja e Maqedonisė nė brigjet e Adriatikut cenonte interesat ekonomikė e politikė si tė shtetit ilir, ashtu edhe tė Dyrrahut, Apolonisė e tė Korkyrės, prandaj ato u bashkuan kundėr rrezikut maqedon. Dy qytetet e mėdha ishin, siē duket, pėr ruajtjen e marrėdhėnieve tė vjetra me shtetin ilir dhe nuk dėshironin ti nėnshtroheshin me dhunė mbretit tė Maqedonisė. Dyrrahu duket se kishte qenė para kėsaj nė duart e ilirėve ose kishte njohur sovranitetin e mbretit ilir. Kundėrshtimi qė i bėnė apoloniatėt Glaukisė mė 313 p.e.sonė tregon pėr njė mbizotėrim tė pėrkohshėm nė kėtė qytet tė njė grupi promaqedon, i cili mė vonė u pėrmbys nga kryengritja e qytetarėve qė dėbuan forcat e Kasandrit.
Mbreti maqedon u shpejtua tė vijė me forcat e tij pėrsėri para mureve tė Apolonisė pėr tė rivendosur gjendjen e mėparshme. Diodori pohon se apoloniatėt ishin lidhur me ilirėt. Megjithatė, nuk dihet nėse ishte kjo njė aleancė e thjeshtė ushtarake apo diēka mė tepėr, por duhet nėnkuptuar se ilirėve u ishte caktuar njė rol i dorės sė parė qėkurse forcat qė mbronin qytetin ishin mė tė mėdha se ato maqedone. Kasandri u thye keqas dhe u detyrua tė largohej, pasi kishte humbur njė pjesė tė mirė tė ushtrisė. Pėrpjekjet e tij pėr tu ngulur nė Ilirinė bregdetare dėshtuan dhe pas kėsaj ai nuk provoi mė tė kthehej nė kėto anė.
Luftėrat me Kasandrin tregojnė se fuqia e shtetit ilir ishte rritur aq shumė saqė ai mundi tė matej me sukses me Maqedoninė pėr zotėrimin e bregdetit Adriatik. Qytetet e mėdha tė kėtij bregdeti prej kohėsh kishin njohur sovranitetin e mbretit ilir; tė paktėn mbi Dyrrahun ishte vendosur ky sovranitet, por qė nga viti 312 p.e.sonė edhe ndikimi mbi Apoloninė nuk duhet tė ketė qenė mė i vogėl, megjithėse pozita juridike e kėtij qyteti ndaj shtetit ilir formalisht mund tė ketė qenė pak e ndryshme nga ajo e Dyrrahut.
Pas fitores mbi Kasandrin dhe forcimit tė pozitės sė tij nė Dyrrah e nė Apoloni, Glaukia u mor me pėrgatitjen e ekspeditės qė do tė vinte Pirron nė fronin molos. Nuk ishte zemėrgjerėsia ndaj tij, as lidhjet qė kishte me tė nėpėrmjet sė shoqes, Berojės, bijė nga dera molose, ato qė e shtynė Glaukinė nė kėtė ndėrmarrje tė guximshme. Epiri nė kėtė kohė ishte pika mė nevralgjike e kontaktit dhe hallka mė e rėndėsishme nė kontradiktat iliro-maqedone. Glaukia duhej ta shkėpuste kėtė vend nga ndikimi maqedon dhe ti rikthente shtetit ilir aleatin e humbur. Pėr kėtė qėllim, nė vitin 309 p.e.sonė, nė krye tė njė ushtrie tė madhe, ai hyri nė Epir dhe pasi mposhti kundėrshtimin e grupit promaqedon qė pėrfaqėsohej nga mbreti Alketa (ungji i Pirros), vuri nė krye tė shtetit molos 12-vjeēarin Pirro. Me kėtė akt konflikti me Maqedoninė u zgjidh nė favor tė ilirėve. Veprimtaria politike dhe ushtarake e Glaukisė pėr rimėkėmbjen e forcimin e pozitave tė shtetit ilir u kurorėzua me sukses.
Gjatė sundimit tė Glaukisė, shteti ilir jetoi ditė lavdie; ai u bė njė shtet i fuqishėm, duke pėrfshirė nė gjirin e tij edhe qytetet Dyrrah e Apoloni. Ai ishte e vetmja forcė serioze qė iu kundėrvu Maqedonisė nė kėtė pjesė tė Ballkanit, dhe u bė njė faktor i rėndėsishėm qė ushtroi njė ndikim tė fuqishėm nė ngjarjet politike tė kohės.
Forcimi i pushtetit mbretėror
Nė vitin 302 p.e.sonė Glaukia ishte ende nė krye tė shtetit ilir. Pas kėsaj date ai nuk pėrmendet mė. Periudha qė pason ėshtė mjaft e errėt dhe njihet vetėm nėpėrmjet burimeve tė fragmentuara, por ndonjėherė tepėr tė rėndėsishme.
Rreth vitit 295 p.e.sonė si mbret i ilirėve pėrmendet Bardhyli i ri. Rrethanat nė tė cilat ai u gjend nė krye tė shtetit ilir dhe marrėdhėniet e tij me Glaukinė, tė cilin e zėvendėsoi, janė tė paqarta. Njė lidhje martesore e paraqet Bardhylin si aleat tė Pirros. Plutarku thotė se pas vdekjes sė gruas sė parė, Antigonės, Pirroja u martua me shumė gra, pėr arsye politike dhe pėr tė rritur fuqinė e tij. Njė ndėr to ishte edhe Brikena, bija e Bardhylit, mbretit tė ilirėve. Historiani romak Justini dhe shkrimtari romak i shek. I Frontini njoftojnė nga ana e tyre pėr njė fushatė tė Pirros kundėr ilirėve, nė tė cilėn ai kishte dalė fitimtar dhe kishte pushtuar edhe qytetin qė ishte kryeqendra e tyre, pa na thėnė emrin e tij. Edhe historiani grek i shek. II Apiani, gjithashtu, i bėn jehonė kėsaj ngjarjeje, duke thėnė se Pirroja zotėronte njė pjesė tė Ilirisė gjatė bregdetit Jon. Tė gjitha kėto burime nuk e pėrcaktojnė, megjithatė, se deri ku u shtri sundimi i mbretit molos mbi tokat ilire dhe si ndodhi qė ai i rritur nė oborrin e Glaukisė ndėrhyri me forcė nė shtetin e tij. Pas gjithė kėtyre ngjarjeve fshihet njė grindje e brendshme midis trashėgimtarėve apo pretendentėve pėr fronin e Glaukisė, e cila u shfrytėzua nga Pirroja. Por nuk ėshtė pėr tu pėrjashtuar edhe pikėpamja sipas sė cilės Bardhyli i ri tė ketė qenė njė pinjoll i Bardhylit I, qė vjen nė fuqi me ndihmėn e Pirros, duke i lėshuar kėtij tė fundit njė pjesė tė Mbretėrisė Ilire. Vetėm kėshtu mund tė shpjegohet se si Pirroja u bė zot i krahinave perėndimore tė Mbretėrisė Ilire, ndofta edhe i Apolonisė, kurse Bardhylit i la krahinat lindore rreth liqenit Lyhnid, ose nė perėndim tė tij.
Por pushtimi i tokave ilire prej Pirros dhe sundimi i Bardhylit tė ri si mbret i lirėve mbi njė pjesė tė shtetit ilir nuk duhet tė kenė zgjatur shumė. Pasazhi i Apianit qė thotė se kėto toka i trashėguan dhe pasardhėsit e Pirros bie nė kundėrshtim me zhvillimin e ngjarjeve tė mėpastajme. Grindjet e brendshme pėr trashėgimin e fronit tė Glaukisė duket se u kapėrcyen shpejt. Nė prologun e librit XXIV tė historianit latin Trogut bėhet fjalė pėr luftėn qė Ptolemeu e Kerouni (mbret i Maqedonisė) bėnė me Monunin ilir dhe Ptolemeun, tė birin e Lysimahut. Ky lajm qė i takon njė ngjarjeje tė vitit 280 p.e.sonė flet pėr njė sundimtar ilir qė ndėrhyn nė grindjet pėr fronin maqedon si aleat i pretendentit tjetėr, birit tė Lysimahut. Sipas renditjes sė Trogut, Monuni ėshtė kundėrshtar i parė i Keraunit dhe mund tė supozohet edhe iniciator i kėsaj lufte. Sidoqoftė ky Monun duhet tė ishte sundimtar i njė vendi, kufijtė e tė cilit takonin me Maqedoninė.
Supozimi se ai ishte njė mbret dardan, sot ėshtė zhvleftėsuar duke i lėnė vend mendimit se nė rastin konkret kemi tė bėjmė me njė sundimtar tė shtetit ilir. Figura dhe veprimtaria e tij bėhet mė e qartė nėpėrmjet njė monedhe tė Dyrrahut. Kjo ėshtė njė tridrahme, e cila mban simbolet e njohura tė tridrahmes sė mėparshme autonome tė Dyrrahut; nė faqe ka njė lopė duke e pirė viēi, nė shpinė njė katror tė mbushur me zbukurime lineare; ndryshe prej sė parės monedha e re ka njė peshė mė tė vogėl (10,3-10,5 gr. nė vend tė 10,4-11,5 gr.) dhe krahas legjendės ????? apo ??? ka edhe emrin e mbretit (??S???OS ?????????) dhe njė nofull derri mbi lopėn, qė mungojnė nė tridrahmat e vjetra. Nė njė variant tjetėr monedhave tė Monunit u ėshtė hequr legjenda e shkurtuar e qytetit dhe ėshtė zėvendėsuar me njė heshtė. Kėto tridrahme janė datuar me tė drejtė pas vitit 300 p.e.sonė dhe pėrputhen si kohė me Monunin e pėrmendur prej Trogut.
Njoftimi i Trogut dhe prerja e kėsaj monedhe dėshmojnė se me gjithė tronditjen qė kishte pėsuar shteti ilir mbas vdekjes sė Glaukisė nga ndėrhyrja e Pirros, Monuni kishte mundur tė rimėkėmbte shtetin e tij nė tė gjithė territorin e dikurshėm, prej brigjeve tė Adriatikut deri nė kufi tė Maqedonisė. Si duket, ai pėrfitoi nga largimi i Pirros pėr nė Itali pėr ti rikthyer shtetit tė vet tokat e pushtuara. Pushteti i tij mbi Dyrrahun ishte rritur. Duke vėnė dorė mbi punishten e monedhave, ai i thelloi mė shumė se paraardhėsi i tij marrėdhėniet me kėtė qytet. Varianti i fundit i prerjeve tė Monunit tregon se mbreti ilir duhet ta ketė ndjerė veten mjaft tė fortė qysh se hoqi prej kėsaj monedhe emrin e shkurtuar tė Dyrrahut. Nuk dihet se si kanė qenė marrėdhėniet e tij me Apoloninė, por ska ndonjė arsye pėr ti konsideruar tė ndryshme. Edhe ky qytet duhet tė ketė njohur sovranitetin e plotė tė mbretit ilir, duke iu nėnshtruar atij si Dyrrahu politikisht dhe ekonomikisht.
Pasardhės i Monunit dhe i fundit prej dinastisė sė Glaukisė ka qenė Mytili. Edhe pėr tė si traditė letrare kemi vetėm njė njoftim tė shkurtėr nė prologun e librit XXV tė Trogut ku thuhet se ... i biri i tij /Pirros/, Aleksandri bėri me Mytilin luftėn ilire. Njė monedhė bronzi e prerė edhe kjo nė punishten e Dyrrahut vėrteton plotėsisht natyrėn historike tė personit tė Mytilit. Kjo monedhė, e cila ka si simbole kryet e Herakliut nė faqe dhe armėt karakteristike tė kėtij heroi (harkun, mėzdragun dhe millin) nė shpinė, ndryshon prej prototipit tė vet, sepse nė vend tė nėpunėsit monetar tė Dyrrahut atė e siglon kėtė radhė mbreti Mytil (??S???OS ???????), i cili ka hequr pėrveē kėsaj nga monedha edhe legjendėn e qytetit. Vetė kėto tė dhėna tė monedhės tregojnė se Mytili ishte zoti i Dyrrahut dhe ushtronte mbi kėtė qytet po atė pushtet qė kishte edhe paraardhėsi i tij Monuni. Monedha ėshtė tepėr e rrallė, gjė qė tregon se sundimi i tij ka qenė i shkurtėr.
Lufta midis Mytilit dhe Aleksandrit, pėr tė cilėn bėnte fjalė Trogu, i takon vitit 270 p.e.sonė. Pėr fat tė keq nuk ėshtė ruajtur ndonjė njoftim i saktė mbi shkaqet dhe pėrfundimet e kėsaj lufte, gjė qė ka dhėnė shkas edhe pėr supozime tė ndryshme. Mendimi se ajo pėrfundoi nė favor tė Aleksandrit dhe se ky u bė pėrsėri zot i krahinave jugore tė shtetit ilir, madje edhe i Apolonisė, u referohet Frontinit dhe Apianit. Njė shqyrtim mė i kujdesshėm i njoftimeve tė tyre tregon se kėto pėrfundime nuk janė plotėsisht tė drejta. Ėshtė e vėrtetė se Frontini, qė plotėson Trogun, bėn fjalė pėr njė ndeshje nė tė cilėn Aleksandri mundi ilirėt, por pėrleshja zhvillohet nė tokėn epirote dhe nga ky lajm nuk del se ai pushtoi qoftė edhe ndonjė pjesė nga tokat e shtetit ilir. Sa pėr njoftimin e Apianit, ai ka karakter tepėr tė pėrgjithshėm dhe as ky dhe as ndonjė autor tjetėr nuk paraqesin prova se Apolonia ka qenė nėn sundimin e ndonjė mbreti epirot.
4. FUQIZIMI I SKLLAVOPRONARISĖ
Lulėzimi i qyteteve. Pamja e tyre
Periudha midis viteve 335-230 p.e.sonė ėshtė koha e shtrirjes sė mėtejshme tė jetės qytetare nė Iliri, e zhvillimit tė vrullshėm dhe e lulėzimit tė qytetit ilir. Ajo pėrputhet me fuqizimin mė tė madh tė shtetit ilir. Jeta qytetare u zhvillua veēanėrisht nė krahinat e ultėsirės bregdetare, nė shpinė tė Dyrrahut e Apolonisė, zonė qė pėrbėnte tani qendrėn e shtetit ilir. Pėr Damastionin dhe qytetet e tjera tė brendshme nė burimet nuk bėhet mė fjalė. Duket se pas hyrjes sė disa krahinave lindore nė pėrbėrjen e shtetit maqedon, kėto qytete e humbėn rėndėsinė qė kishin nė kuadrin e shtetit ilir. Qytete tė tjera, si Bylisi, Amantia, Kanina (Thronioni ?) janė ndėr ato qytete tė vjetra, qė u rritėn e u zhvilluan dhe luajtėn nė kėtė kohė njė rol tė dorės sė parė. Krahas tyre lindėn nė kėtė zonė edhe njė varg qytetesh tė reja, si Dimli, Olympe (Mavrovė-Vlorė), Gurzeza (Cakran), Antipatrea, qytetet nė Zgėrdhesh (Albanopoli ?), nė Gradishtėn e Belshit, nė Selcėn e Poshtme, nė Irmaj etj., tė panjohura mė parė. Qė nga kjo kohė jeta qytetare shtrihet edhe nė krahinat bregdetare nė veri tė lumit Mat. Qendrat e para urbane nė kėto anė, Lisi, Skodra, Meteoni, Ulqini, Rizoni etj., lindėn vetėm nė fundin e shek. IV - fillimin e shek. III p.e.sonė. Por nė krahinat e brendshme tė luginės sė Matit e tė Drinit tė mesėm nuk ka ende dėshmi tė qendrave urbane dhe duket se jeta qytetare kėtu nuk u zhvillua.
Qytetet e reja si edhe mė parė, zėnė njė vend qendror midis njė krahine tė pasur nga pikėpamja ekonomike dhe lidhen me rrugėt mė tė rėndėsishme tė komunikacionit tokėsor e detar. Procesi i lindjes sė tyre ndjek nė pėrgjithėsi rrugėn e njohur tė zhvillimit tė mėtejshėm tė vendbanimeve tė fortifikuara tė epokės sė hekurit, por nė disa raste si nė Dimale, Olympe, Selcė e Poshtme etj., qyteti lind mbi njė truall tė ri. Karakteristikė e veēantė e qyteteve nė veri tė lumit Mat ėshtė se ato janė tė kthyera me fytyrė nga deti. Pėr ndėrtimin e tyre janė zgjedhur gjiret e futura apo grykat e lumenjve, vende tė lidhura me detin, por edhe tė mbrojtura nga rreziqet dhe tė papriturat e tij.
Pamja e pėrgjithshme urbanistike nuk ėshtė e njėjtė pėr tė gjitha qytetet ilire tė kėsaj kohe. Ato dallohen sipas madhėsisė dhe rolit ekonomik e politik tė tyre: ka qendra tė mėdha qytetare, si Bylisi, Dimale, Nikaja, Amantia, Antigona, Skodra, Lisi etj., ka edhe qendra mė tė vogla prodhimi, si Albanopoli, Belshi, Irmaj, Symiza, Gurzeza, Kanina, Treporti, Ēuka e Ajtojt etj. Njė kategori tjetėr formojnė qendrat me fizionomi qytetare, por me funksione ushtarake dhe administrative, si Beltoja, Xibri, Dorezi, Peshtani, Rabija, Cerja, Lekli, Selo, Ripsi etj.
Duke u mbėshtetur nė kushtet e terrenit dhe tė rrethanave nė tė cilat lindi dhe u zhvillua qyteti ilir mund tė veēohen tre tipa qytetesh.
Tipin e parė e pėrbėjnė ato qytete, tė cilat kanė njė akropol nė majė dhe qytetin poshtė tij. Tė tilla janė Lisi, Zgėrdheshi dhe ndonjė qendėr tjetėr qė u ndėrtuan nė faqe kodrash. Qendrat e vjetra qė u dhanė jetė kėtyre qyteteve zinin mė parė majat e kodrave. Me kalimin e kohės kufijtė e ngushtė tė kėtyre qendrave u kapėrcyen dhe qyteti u shtri nėpėr faqet e kodrave. Kur u forcuan ekonomikisht qytetet rrethuan sipėrfaqen e re me mure mbrojtėse, duke i zgjatur ato nė vijim tė mureve ekzistuese tė vendbanimit tė mėparshėm; muri i poshtėm i qendrės sė vjetėr u kthye nė kėtė rast nė njė mur tė brendshėm tė tėrthortė, qė ndante qytetin nė dy pjesė: nė atė tė sipėrm - akropolin, dhe nė atė pėrfund tij - qytetin e poshtėm. Nė Lis, ky tip qyteti pati njė zhvillim tė mėtejshėm, duke krijuar njė ndarje tė tretė, qytetin e mesėm, qė veēohej prej pjesėve tė tjera tė qytetit me njė mur tė dytė tė brendshėm.
Qendra e vjetėr e tyre ishte ndėrtuar mbi pllajėn e vogėl tė njė kodre tė veēuar me faqe tė thepisura, prandaj qyteti u zhvillua kėtu rreth e qark qendrės sė vjetėr. U krijua kėshtu njė tip qyteti me akropolin nė mes dhe qytetin rreth tij. Qytetet e kėtij tipi duket se nuk kishin njė mur tė jashtėm rrethues pėr lagjet e jashtme dhe mjaftoheshin vetėm me fortifikimin e akropolit.
Ndryshe prej kėtyre qyteteve, Antipatrea, Dimale, Margėlliēi, Irmaj etj., u ngritėn mbi kodra qė kishin njė syprinė kryesisht tė rrafshtė me kurrize e thyerje tė buta. Kėto qytete qė lindėn mbi njė truall tė ri duket se nuk kanė pasur akropol dhe territoret e tyre rrethoheshin me njė mur tė vetėm. Ato pėrbėjnė tipin e tretė tė qyteteve ilire.
Prej qyteteve tė vjetra Bylisi ndoqi njė rrugė tė veēantė nė zhvillimin e tij. Kodra e Klosit, mbi tė cilėn ishte ngritur qyteti i vjetėr, nė fund tė shek. IV nuk i plotėsonte mė nevojat e zgjerimit tė kėsaj qendre. I vetmi vend qė paraqiste kushte mė tė pėrshtatshme pėr kėtė qėllim ishte kodra e Hekalit, 1 500 m prej Klosit, ku filluan tė vendosen qytetarėt, duke i dhėnė jetė njė vendbanimi tė ri. Qė nga kjo kohė tė dyja qendrat u zhvilluan paralelisht si dy pjesė tė veēanta, por tė ndėrlidhura, tė njė dyqytetshi, ku i riu fitoi epėrsinė dhe u bė mė pėrfaqėsuesi. I parė mė vete Bylisi ka tė gjitha tiparet e qyteteve tė tipit tė tretė, pa akropol. por sė bashku me Klosin ai pėrbėn njė kategori tė veēantė qyteti.
Pavarėsisht nga klasifikimet e ndryshme qė mund tu bėhen qyteteve ilire, trajtimi i tyre urbanistik u pėrgjigjej disa kėrkesave themelore, siē ishin vendosja e qendrės sė banuar nė njė terren jo tė sheshtė, rrethimi i saj me mure, ndarja e territorit brenda mureve nė tri pjesė kryesore, pėr banim, pėr veprimtari shoqėrore e mbrojtje dhe krijimi sipas kushteve tė terrenit, i unitetit midis agorasė dhe komplekseve tė banimit.
Njė nga kriteret bazė tė qytetit ilir tė asaj kohe ishte modelimi sipas vijės sė jashtme i mureve rrethuese, traseja e tė cilėve shfrytėzon sa mė mirė mundėsitė mbrojtėse tė terrenit. Nė kėtė sistem fortifikimi muret e qendrave tė vjetra tė epokės sė hekurit shfrytėzoheshin vetėm pjesėrisht. Qytetet e ngritėn mbrojtjen e tyre mbi njė bazė krejt tė re qė u pėrgjigjej nivelit dhe kėrkesave tė kohės. Muret rrethuese tė Lisit dhe tė Shkodrės u ndėrtuan nė stilin e njohur trapezoidal-poligonal, kurse ato tė Bylisit, Dimales, Margėlliēit, Irmajt e tė Zgėrdheshit, ndiqnin stilin kuadratik. Kėto ishin mure tė fuqishme tė ndėrtuara me blloqe tė mėdha e tė skalitura me njė trashėsi prej 2,70-3,50 m dhe qė nė kohėn e vet arrinin njė lartėsi prej 10-12 m. Ato pėrforcohen tani me kulla tė shumta.
Nė qoftė se vendbanimet e para kishin njė ose dy porta, qytetet qė kanė tani njė jetė mė tė dendur dhe lėvizje tė madhe kanė porta tė shumta, tė mėdha e tė vogla, pėr tė lehtėsuar hyrjen e daljen e qytetarėve. Meqenėse portat pėrbėnin pikat mė tė prekshme, mbrojtjes sė tyre i kushtohej njė kujdes i veēantė. Ato zakonisht vendoseshin midis dy kullave dhe nė rastin kur mbroheshin nga njė e tillė e vetme, atėherė kulla ngrihej nė anėn e djathtė tė hyrjes, me qėllim qė tė shfrytėzohej krahu i zbuluar i armikut.
Nuk njihet ende nė masėn e duhur ndėrtimi i brendshėm i kėtyre qyteteve, por edhe ato tė dhėna tė pakta qė kemi dėshmojnė se ato janė ndėrtuar sipas shembullit tė qyteteve bashkėkohėse nė Greqi, Maqedoni dhe nė Epir, nė bazė tė parimeve urbanistike tė njohura tė kohės helenistike. Pėrveē ndarjeve tė mėdha, akropolit dhe qytetit tė mesėm e tė poshtėm, nė kėto qytete dallohet edhe pjesa ku ndodheshin sheshi publik dhe tregu i qytetit. Skodra e Lisi dhe qytete tė tjera tė ngritura buzė detit apo lumenjve, kishin edhe skelat e tyre.
Rrugėt ishin njė element themelor urbanistik qė e ndanin qytetin nė insola, qė niseshin nga hyrjet kryesore apo tė dyta, pėrshkonin qytetin nė drejtime tė ndryshme dhe lidhnin nė mėnyrė organike pjesėt pėrbėrėse tė tij.
Vendet mė nė dukshme janė pėrdorur nė qytetet ilire pėr ndėrtimin e godinave tė rėndėsishme shoqėrore. Vende tė tilla zinin tempujt, teatrot, portikėt, stadiumi nė Bylis, Amantie, Dimale etj., varret monumentale nė Selcė tė Poshtme etj. Kur terreni ishte i pjerrėt, ai sistemohej pėr nevoja tė ndėrtimeve qytetare me anė tarracash.
Njė kujdes i veēantė i kushtohej pajisjes sė qytetit me kanale kulluese, tė cilat shkarkonin ujėrat jashtė mureve rrethuese. Furnizimi me ujė tė pijshėm mbėshtetej kryesisht nė sterat dhe rezervuaret qė ndėrtoheshin brenda qytetit ose nė trashėsinė e mureve rrethuese.
Njė ide mbi madhėsinė e qyteteve ilire e japin hapėsira qė ato zinin dhe perimetri i mureve tė tyre rrethuese. Kėshtu, Lisi zinte njė sipėrfaqe prej rreth 20 ha dhe muret e tij kishin njė gjatėsi prej 2 200 m; Bylisi shtrihej mbi njė sipėrfaqe prej 28 ha, ndėrsa muret ishin 25 550 m tė gjatė, kurse Klosi kishte pushtuar nė kodrėn e vet 18 ha tokė, qė rrethoheshin prej muresh me njė gjatėsi prej 1 850 m. Nuk dimė shtrirjen e saktė tė Skodrės, por duket se ka qenė pak mė e madhe se ajo e Lisit. Qytetet e tjera, si Antipatrea, Dimale, Zgėrdheshi kishin njė madhėsi mesatare: sipėrfaqja e shtrirjes sė tyre arrinte deri nė 10-15 ha, kurse muret perimetrale nuk i kalonin tė 1 400 m. Njė grup i tretė qytetesh, si Irmaj, Margėlliēi etj., ishin mė tė vegjėl; muret e tyre ishin nėn 1 400 m tė gjatė dhe rrethonin sipėrfaqe tė vogla prej 5-7 ha. Megjithėse qytetet e kėsaj kohe shtriheshin edhe tej mureve rrethuese (jashtė tyre gjejmė dendur gjurmė banesash, tempuj e ndėrtime tė tjera), prapėseprapė truallin kryesor tė qytetit e pėrbėnte territori brenda mureve rrethuese.
Muret rrethuese dhe godinat shoqėrore qė janė ruajtur dėshmojnė se ndėrtimet e tyre u nėnshtroheshin parimeve tė njohura tė urbanistikės antike. Vetėm ndėrtues tė aftė dhe me njohuri tė thella teknike mund tė zgjidhnin detyrat e ndėrlikuara qė paraqisnin ndėrtimet mbrojtėse dhe ato me karakter publik e privat, nė atė shkallė tė gjerė dhe nė atė nivel tė lartė qė njohin qytetet ilire qė nga fundi i shek. IV deri nė mesin e shek. III. Jeta dhe kėrkesat e kohės i pėrgatitėn kėta ndėrtues midis vetė popullsisė ilire. Realizimi i kėtyre ndėrtimeve ishte vepėr e njė shoqėrie skllavopronare qė kishte mundėsitė e organizimit dhe tė sigurimit tė materialeve pėr njė veprimtari kaq tė gjerė ndėrtuese.
Procesi i shndėrrimit tė disa qendrave tė fortifikuara tė epokės sė hekurit nė qytete nuk pėrfshin dhe as qė mund tė pėrfshinte tė gjitha kėto qendra. Midis tyre u veēuan dhe u kthyen nė qytete vetėm ato qė kishin njė pozitė gjeografike tė pėrshtatshme pėr njė zhvillim mė tė lartė. Pjesa tjetėr, mė e madhja e tyre, ruajti pamjen e dikurshme me njė jetė ekonomike tė kufizuar. Nevojat e mbrojtjes dhe tė tregtisė bėnė, nga ana tjetėr, qė krahas kėtyre qendrave tė lindin nė rrugėt e komunikacionit ose rreth qyteteve edhe njė varg vendbanimesh tė vogla, tė fortifikuara, me funksione ushtarake e administrative. Tė tilla mund tė konsiderohen kalaja e Xibrit nė Mat, e cila zinte njė pikė kyēe nė rrugėn qė tė ēonte prej Dyrrahut nė krahinat e brendshme lindore nėpėr Shkallėn e Tujanit - Qafė Murrizė - Dibėr - Maqedoni; qyteza e Shkamit nė rrugėn e Krrabės, kulla e Kamunaut nė Sulovė, nė rrugėn qė lidhte ultėsirėn bregdetare pas Apolonisė me luginėn e Devollit; pikėvrojtimi i Rabies nė Mallakastėr, nė rrugėn qė ndjek krahun e djathtė tė Vjosės e tė tjera si kėto, tė cilat gjenden pa pėrjashtim nė tė gjitha rrugėt e dorės sė dytė qė pėrshkonin truallin e vendit tonė. Tek autorėt antikė dhe nė burimet epigrafike kėto qendra pėrmenden si kėshtjella apo fortesa rreth qyteteve me termat castellum apo peripolia. Ato janė nė funksion tė qyteteve qoftė nga pikėpamja strategjike dhe administrative, qoftė nga ajo ekonomike. E para duket nė vendosjen e tyre pranė qafave ose rrugėve qė tė ēojnė drejt qytetit, duke krijuar njė kurorė fortifikimesh nė zonėn gjeografike ku qyteti mbizotėron me ekonominė e vet. E dyta shprehet nė faktin se ato mė tepėr konsumojnė prodhimet e qytetit sesa prodhojnė vetė.
Rritja e prodhimit zejtar dhe e tregut
Nė fushėn e prodhimit kjo periudhė shėnon pėrparime tė dukshme. Punishte tė shumta metalesh funksiononin nė ēdo qytet. Mbeturinat e farkave, zgjyrat, tė cilat janė ndėr gjetjet e zakonshme nė trojet e kėtyre qyteteve, dėshmojnė qartė pėr kėtė. Pasuritė minerale tė Ilirisė sė Jugut, veēanėrisht ato tė bakrit dhe tė hekurit u siguronin atyre lėndė tė parė tė bollshme. Nė kėto punishte farkėtoheshin veglat e punės, armėt dhe punoheshin stolitė e enėt metalike qė u nevojiteshin qytetarėve dhe banorėve tė rretheve nė jetėn e tyre tė pėrditshme. Gjetja me shumicė e kėtyre sendeve nė qytetet dhe nė varrezat e kėsaj kohe dėshmon pėr karakterin intensiv tė prodhimit zejtar dhe pėr konsumin e gjerė tė kėtyre mallrave.
Nė qytete kishte edhe punishte zejesh tė tjera si ato pėr regjjen e lėkurave, punimin e veshmbathjes, endjen dhe thurjen e rrobave etj. Njė nga zejet mė tė rėndėsishme ishte ajo e gurgdhendėsve, tė cilėt angazhoheshin nė ndėrtimet monumentale tė qytetit, si nė ndėrtimin e mureve rrethuese tė qytetit, nė godinat shoqėrore, nė ngritjen e varreve monumentale etj. Veprimtaria e grupeve tė specializuara tė gurgdhendėsve provohet nga guroret e zbuluara nė Selcė tė Poshtme, Bylis, Amantia, nė shkallėt e Konispolit etj.
Zhvillim tė dukshėm mori edhe zejtaria e prodhimeve qeramike. Enėt prej balte qė dilnin tani nga punishtet e qyteteve ishin tė punuara kryesisht me ēarkun e poēarit, kurse sasia e atyre tė punuara me dorė ėshtė tepėr e kufizuar. Kalimi nė teknikėn e re tė prodhimit tė enėve u shoqėrua me largimin nga format tradicionale dhe me pėrshtatjen nė shkallė tė gjerė tė formave greke. Nuk mungojnė edhe pėrpjekjet pėr tė zhvilluar format e vjetra, por zakonisht ato ēojnė nė ndėrthurje eklektike qė nuk gjejnė pėrhapje tė gjerė, me sa duket pėr shkak se nuk u pėrgjigjeshin kėrkesave tė tregut dhe shijeve tė kohės. Prodhimi i enėve me forma greke merr pėrhapje tė gjerė. Kėshtu nga furrat e punishteve qeramike tė qyteteve ilire dalin tani enė tė llojeve tė ndryshme, duke filluar prej atyre tė mėdha, si pitosa e amfora e deri tek enėt e pėrdorimit tė gjerė apo tė luksit tė lyera me vernik tė zi apo tė pikturuara. Njė vend me rėndėsi nė kėtė kohė zė edhe prodhimi i tullave e sidomos i tjegullave, qė pėrdoreshin nė ndėrtimin e banesave dhe tė godinave shoqėrore. Sot njihen pothuajse pėr ēdo qytet punishte qeramike tė tilla qė ishin pronė private e qytetarėve ilirė. Sipas vulave qė kanė enėt apo tjegullat del se njė punishte nė Lis ishte pronė e njė farė Ortai; nė Irmaj pronarėt e punishteve quheshin Trito, Pato, Bato dhe Pito; njė vulė me emrin e Kleitit, nga rrethi i Gramshit i takon njė punishteje nė Irmaj. Njė Plator vulos buzėn e njė pitosi tė gjetur nė Tren tė Korēės, kurse njė Epikad te njė enė tjetėr e kėtij lloji nga rrethi i Pogradecit. Pronari i njė punishteje qeramike nė Selcė tė Poshtme (Polion) quhej Gent , nė Bylis (Klos) njė punishte e tillė i takonte Balaneut , kurse nė Dimal kemi pronarėt Epikad dhe Olnio. Nė qytete tė tjera, si nė Zgėrdhesh e Margėlliē vulat e pronarėve janė tė shėnuara me monograme apo shenja simbolike. Krahas kėtyre, nėpėr kėto qendra ka edhe vula qė mbajnė emra grekė e maqedonė. Prania e kėtyre emrave nė vulat e punishteve qeramike tė qyteteve ilire nuk ėshtė domosdo e lidhur me qytetarė tė origjinės greke apo maqedone nė kėto qendra. Nė periudha tė caktuara dhe aty ku pati vend njė pushtim i qėndrueshėm maqedon, kjo gjė padyshim edhe mund tė ketė ndodhur. Por kjo dukuri lidhet kryesisht me ndikime tė karakterit kulturor, si pasojė e tė cilave kėta emra u pėrhapėn dhe u adaptuan nga popullsia ilire. Dėshmi tė gjalla tė kėsaj dukurie vihen re nė mbishkrimet varrimore tė Apolonisė e tė Dyrrahut ku emri i parė ėshtė grek, kurse i dyti, ai i atit, ėshtė ilir ose anasjelltas. Nė Apoloni kemi emra tė tillė, si Nikanori i Gentit (???a???a Ge?????), ose nė Dyrrah Anaia e Glaukisė (?????a G?a???a), Epiktesi i Tritos (?p??t???? ???t??), Teutaia e Aristionit (?e?t??a ??e?????), Euklidi i Tritos (?p??t?a?? ???t??), Teutaia e Aleksenit (?e?t??a ??e??????), Brygu i Afrodisit (?????? ?f??d?s?) etj.
Rritja e prodhimit zejtar i dha hov qarkullimit mė tė dendur tė mallrave dhe zgjerimit tė tregtisė. Prodhimet e zejtarisė sė qyteteve ilire mbulojnė tani rrethin e tyre tė ngushtė dhe lėvizin nė drejtimet mė tė ndryshme pėr tė ushqyer reciprokisht tregjet e njėri-tjetrit; jo rrallė ato shtrihen nė krahina tė brendshme. Nė qoftė se deri nė fund tė shek. IV popullsia e kėtyre krahinave tė largėta kėnaqej me prodhimet e qeramikės lokale tė punuar me dorė ndėrsa prodhimet e importit ishin sende luksi tepėr tė rralla, mė vonė prodhimet e qeramikės qytetare ilire depėrtojnė gjerėsisht nė kėto anė dhe hyjnė nė konsumin e pėrditshėm tė popullsisė. Zonat e thella tė dasaretėve dhe tė fiseve tė tjera mė tė vogla qė banonin nė krahinat malore tė rrjedhjeve tė sipėrme tė Shkumbinit, tė Devollit dhe tė Osumit furnizonin me prodhimet e tyre qytetet e jugut, tė cilat ishin mė tė dendura dhe mė tė zhvilluara.
Marrėdhėniet e botės ilire me Dyrrahun e Apoloninė bėhen mė intensive. Megjithėse kėto nuk janė mė qendrat e vetme qė furnizojnė tregun ilir, prapėseprapė vazhdojnė tė luajnė njė rol tė rėndėsishėm. Midis tyre duket se ka njė ndarje tė qartė tė zonave tė tregtimit: ndėrsa Dyrrahu shtrin veprimtarinė e vet kryesisht mbi krahinat nė veri tė Shkumbinit, nė orbitėn e Apolonisė hyjnė ato nė jug tė kėtij lumi. Pėrmes kėtyre dy qendrave pėrhapen gjerėsisht nė Iliri edhe prodhimet e qyteteve tė Apulisė. Mallrat e qendrave greke qė gjenden krahas tyre janė pėrkundrazi mė tė rralla, kurse ato maqedone dhe tė Epirit ndeshen kryesisht nė zonat kufitare.
Rrugėt kryesore nėpėr tė cilat lėviznin mallrat dhe zhvillohej tregtia me botėn ilire ishin luginat e lumenjve; ndėr to ajo e Drinit, e Shkumbinit, e Devollit, e Osumit dhe e Vjosės formonin arteriet mė tė rėndėsishme. Rrugė tė tjera tė shumta, tė dorės sė dytė, pėrshkonin grykat e ngushta dhe qafat e maleve pėr tė lidhur njėrėn krahinė me tjetrėn. Sado tė vėshtira qė ishin kėto rrugė, asnjė krahinė e Ilirisė Jugore nuk mbeti nė kėtė kohė e izoluar dhe jashtė ndikimit tė marrėdhėnieve tregtare me qytetet. Mė e rėndėsishmja ėshtė se nė tregun e brendshėm mbizotėronin prodhimet lokale, tė cilat konkurronin si me prodhimet qė vinin nga Dyrrahu e Apolonia, ashtu edhe me ato tė importit dhe qė ishin kryesisht sende luksi.
Fuqizimi ekonomik dhe rritja e prodhimit zejtar u lejoi qyteteve Skodra, Bylis, Amantia e Olympe tė presin gjatė gjysmės sė parė tė shek. III monedhat e tyre prej bronzi nė emėr tė bashkėsive qytetare pėrkatėse.
Organizimi shoqėror e politik
Burimet nuk hedhin dritė plotėsisht mbi strukturėn shoqėrore dhe organizimin politik tė qytetit ilir. Megjithatė nuk ėshtė vėshtirė tė kuptohet se njė bazė ekonomike e tillė si ajo qė u krijua nė Iliri nė kohėn e lulėzimit tė jetės qytetare i takonte njė shoqėrie antike tė zhvilluar me tė gjitha tiparet e saj.
Duke qenė qendra ekonomike, njė vend me rėndėsi nė popullsinė e qyteteve zinte shtresa e prodhuesve zejtarė dhe e mjeshtėrve ndėrtues, tė cilėt mund tė ishin qytetarė tė lirė ose dhe skllevėr. Prania e kėtyre tė fundit dėshmohet nė qytetet ilire vetėm pėrmes burimeve qė lidhen me ngjarjet e mbarimit tė shek. III dhe ato tė fillimit tė shek. II p.e.sonė, por nuk ka dyshim se nė kėtė kohė ato nuk janė njė dukuri e re, ashtu si nuk janė vetė qytetet qė pėrmendėm. Shtresėn tjetėr tė popullsisė e pėrbėnin pronarėt e punishteve zejtare, tregtarėt dhe nė qytetet bregdetare, detarėt. Krahas tyre, nė qytetet ilire jetonin, me sa duket, edhe pėrfaqėsues tė aristrokracisė sė vjetėr fisnore qė mbėshteteshin nė pronėn e tokave dhe tė blegtorisė. Si e tillė popullsia e qyteteve paraqitej nė kėtė etapė e diferencuar shumė qartė nė shtresa shoqėrore me interesa tė ndryshme.
Nga pikėpamja e organizimit politik mbi bazėn e federalizmit qyteti sė bashku me rrethinat fshatare dhe kėshtjellat qė formonin sistemin e tij mbrojtės dhe u shėrbenin nevojave tė tregtisė, pėrbėnin koinonin qė mbante emrin e qytetit kryesor, i cili ishte qendra e kėsaj njėsie. Koinoni kishte organe qė zgjidheshin ēdo vit nga eklesia ose mbledhja e pėrgjithshme. Prej saj dilte kėshilli legjislativ ose buleja, si dhe organi pėrfaqėsues i njėsive i pėrbėrė nga damiorgėt. Zbatimi i vendimeve bėhej nga njė kolegj nėpunėsish, tė quajtur prytanė qė zgjidheshin ēdo vit, tė shoqėruar nga njė sekretar. Nė krye tė koinonit qėndronte strategu. Nė koinonin e bylinėve strategu ishte njė nėpunės ushtarak qė shoqėrohej nė kėtė funksion edhe nga hiparku, komandanti i kalorisė. Pastaj vinin me radhė nėpunėsit e ngarkuar me edukimin e rinisė (gymnasiarkėt), me organizimin e festave dhe tė garave sportive (epimeletėt), me drejtimin e rojeve (toksarkėt, peripolarkėt) etj.
Koinoni duke qenė njė organizėm autonom pėrbėnte njė njėsi administrative tė shtetit ilir. Si rrjedhim, shteti pėrbėhej nga disa koinone tė organizuara mbi bazėn e federatizmit.
Veprimtari e rėndėsishme e qyteteve ishte emetimi i monedhave. Skodra, Lisi, Bylisi, presin monedhat e tyre nė emėr tė bashkėsive qytetare, gjė qė dėshmon jo vetėm pėr fuqinė ekonomike tė kėtyre qyteteve, por edhe pėr njė autonomi politike qė ato gėzonin nė kuadrin e shtetit ilir. Simbolet e monedhave tė tyre hedhin dritė, mbase edhe mbi karakterin e pushtetit politik nė kėto qytete. Pasqyrimi i anijes nė monedhat e Skodrės ka mundėsi tė pėrfaqėsojė njė shenjė pėr tregtinė detare qė zhvillonte qyteti dhe tė jetė, nė kėtė mėnyrė, njė e dhėnė e tėrthortė pėr peshėn sunduese tė shtresės tregtare nė qytet. Nė Bylis, pėrkundrazi, pėrdoret si simbol fytyra e themeluesit legjendar tė qytetit, duke theksuar me kėtė traditėn, me tė cilėn lidhej kryesisht shtresa aristrokratike e qytetit.
Pak mė i qartė bėhet ky problem nė burimet e ēerekut tė fundit tė shek. III. Kėtu pėr herė tė parė bėhet fjalė se nė krye tė qyteteve qėndronin polidinastet (sundimtarė tė qyteteve), tė cilėt i nėnshtroheshin plotėsisht pushtetit tė mbretit.
Dyrrahu dhe Apolonia
Pėrfshirja e Dyrrahut dhe e Apolonisė nė gjirin e shtetit ilir pati pasoja tė rėndėsishme si pėr jetėn e kėtyre qyteteve, ashtu edhe pėr vetė shtetin ilir.
Tė dhėnat arkeologjike tregojnė se qysh nga ēereku i fundit tė shek. IV p.e.sonė, lidhjet e kėtyre qyteteve me botėn ilire bėhen mė tė dendura dhe mė tė drejtpėrdrejta. Tregtisė sė Dyrrahut dhe tė Apolonisė iu hapėn lirisht rrugėt e gjera tė tregut ilir. Qė nga kjo kohė nė krahinat e brendshme ilire fillojnė tė depėrtojnė me lehtėsi prodhimet e zejtarisė sė zhvilluar tė tyre. Nėpėrmjet kėtyre qyteteve, nė Iliri hynin mallrat e importit, midis tė cilave vendin mė tė rėndėsishėm e zinin ato qė vinin nga brigjet e pėrtejme tė Adriatikut.
Dyrrahu dhe Apolonia fillojnė tė hedhin nė treg monedha tė reja argjendi, ndėr tė cilat pėrhapje tė gjerė merr drahma e argjendtė e kėtyre dy qyteteve. Ajo ishte destinuar kryesisht pėr tregtinė me botėn ilire, prandaj edhe me tė drejtė ėshtė pagėzuar drahma ilire. Shfaqje e re e kėsaj kohe ėshtė prerja nga kėto qytete e monedhave tė bronzit. Vėnia nė qarkullim dhe pranimi nė masė, siē tregojnė gjetjet, i kėtyre monedhave me vleftė shumė herė mė tė vogėl se monedhat e argjendit, tregon se ekonomia monetare ishte zhvilluar nė njė shkallė tė gjerė nė Iliri.
Gjatė kėsaj kohe Dyrrahu dhe Apolonia jetojnė njė periudhė tė vėrtetė lulėzimi. Ndėrtimet mė tė rėndėsishme e mė monumentale nė kėto qytete i pėrkasin periudhės pas mesit tė shek. IV p.e.sonė. Forcimi ekonomik dhe pasurimi i tyre nga tregtia me botėn ilire u lejuan tė ndėrtonin mure tė fuqishme mbrojtėse, qė pėrfshinin nė gjirin e tyre sipėrfaqe shumė mė tė mėdha nga ato qė njihnin mė parė, tė ngrinin tregje e sheshe publike, shėtitore, tempuj, gjimnaze e godina tė mėdha administrative.
Njė dukuri e re filloi tė pėrshkojė dhe tė ndryshojė nė njė drejtim tė caktuar jetėn shoqėrore tė kėtyre qyteteve dhe pėrbėrjen e mėparshme etnike tė tyre. Emrat ilirė qė janė gjetur vitet e fundit mbi gurėt e varreve tė zbuluara nė nekropolin e Dyrrahut, pėrbėjnė mbi 1/3 e tėrėsisė sė emrave tė njohur nė kėtė qytet nga monumentet epigrafike. Kėto emra dėshmojnė praninė nė masė tė popullsisė ilire nė to. Emrat ilirė tė prytanėve dhe tė nėpunėsve monetarė qė gjenden nė tė dyja faqet e monedhave prej argjendi dhe bronzi dhe emrat nė vulat e tjegullave tė Dyrrahut dhe tė Apolonisė, tregojnė se popullsia ilire kishte njė peshė me rėndėsi nė jetėn ekonomike, dhe kishte siguruar tė drejta qytetare tė plota deri nė zėnien e posteve mė tė larta nė jetėn administrative e politike tė qytetit. Midis emrave tė shumtė ishin edhe kėta: ??????, Ge?????, ?a????, ?aa???da?, ???ta???, ?????????, ???t??, pėr Dyrrahun, ?at??, ?p??ad?? etj., pėr Apoloninė.
Kėshtu qysh nga fundi i shek. IV p.e.sonė, Dyrrahu dhe Apolonia humbasin karakterin tipik tė njė kolonie, mbasi popullsia e tyre pėrbėhet nė njė pėrqindje tė madhe edhe nga ilirėt. Procesi i ilirizimit tė kėtyre qyteteve, rezultat i shtrirjes sė sovranitetit ilir mbi to, ushtroi njė ndikim tė thellė mbi gjithė jetėn sociale-politike e kulturore tė Ilirisė nė shekujt e mėpastajmė. Rezultati i kėtij procesi qe shkėputja e plotė e Dyrrahut dhe e Apolonisė nga qytetet mėmė dhe integrimi i tyre i plotė nė jetėn ekonomike e politike tė shtetit ilir. Kėtė integrim e favorizonte pėrputhja e interesave tė tyre ekonomike e politike me ato tė shtetit ilir. Mbreti dhe shtresa sunduese e shtetit ilir lakmonin fuqinė ekonomike tė kėtyre qyteteve tė mėdha, kurse skllavopronarėt e Dyrrahut dhe tė Apolonisė pushtetin e fuqishėm tė sundimtarėve ilirė mbi njė krahinė shumė mė tė gjerė se sa territoret e ngushta tė qyteteve-shtete tė tyre me pasuri dhe treg tė gjerė. Rezultati u arrit, siē tregojnė faktet, sado tė pakta, nėpėrmjet njė lufte tė ashpėr politike, mjaft tė ndėrlikuar, ku u pėrzien edhe fuqi tė jashtme, por edhe si rrjedhojė e njė domosdoshmėrie tė diktuar nga kushtet objektive tė kohės.
5. RĖNIA E DINASTISĖ SĖ GLAUKISĖ
Gjendja politike nė vitet 270-231
Pas luftės sė fundit tė Mytilit kundėr Aleksandrit II tė Epirit, nė vitin 270, nuk flitet mė nė burimet pėr shtetin ilir. Duke zbritur drejt vitit 230 dalin tė dhėna tė reja mbi kėtė shtet.
Megjithėse nė vėshtrimin e parė kjo duket si njė periudhė e errėt, ajo pėrbėn nė vetvete njė faqe me shumė interes nė historinė ilire. Gjatė gjysmė shekulli, qė nga Glaukia deri te Mytili, shteti ilir kishte mundur ti bėnte ballė me sukses agresionit tė Kasandrit dhe mė pas tė Pirros e pasardhėsit tė tij. Tė gjithė kėta kishin dėshtuar nė ndėrmarrjet e tyre dhe mė nė fund qenė detyruar tė hiqnin dorė prej Ilirisė. Ndėrkaq gjendja nė Greqi mbetej e paqėndrueshme. Sundimtarėt maqedonė, Antigon Gonata dhe i biri i tij Demetri, u gjendėn tėrėsisht tė angazhuar nė teatrin grek tė veprimeve politike e ushtarake pėr tė ruajtur hegjemoninė e Maqedonisė nė kėto anė.
Pėr shtetin ilir kjo qe njė periudhė qetėsie nė marrėdhėniet me fqinjėt, veēanėrisht me Maqedoninė, dhe me kėtė duhet shpjeguar edhe heshtja e burimeve. Por nuk qe Gonata ai qė diti, siē pretendohet, tu imponojė paqen fqinjėve veriperėndimorė. Burimet nuk bėjnė fjalė pėr njė gjė tė tillė. Nė qoftė se midis Ilirisė dhe Maqedonisė nuk pati nė kėtė kohė ndonjė konflikt, kjo duhet shpjeguar mė tepėr me faktin se ilirėt, tė lodhur nga luftėrat e deriatėhershme, nuk mundnin, pra, edhe nuk kėrkuan ti shfrytėzonin vėshtirėsitė e Maqedonisė nė interes tė tyre.
Ndėrkaq ka tė ngjarė qė nga mesi i shek. III p.e.sonė ose pak mė parė shteti ilir tė ketė njohur njė periudhė trazirash tė brendshme, hollėsitė e tė cilave nuk njihen mirė. Nuk ėshtė ēudi qė zhvillimi i vrullshėm i qyteteve tė veriut, tė mbetura jashtė konflikteve luftarake qė prekėn pjesėn jugore tė shtetit ilir bashkė me qytetet e tij, tė ketė ndryshuar raportin e forcave dhe tė ketė ndikuar apo tė jetė bėrė bazė e ndryshimeve politike qė pasqyrohen vetėm nė zėvendėsimin e dinastisė sunduese tė Glaukisė me atė tė Agronit dhe nė shkėputjen e dy qyteteve tė rėndėsishme tė Adriatikut Lindor, tė Dyrrahut e tė Apolonisė, nga shteti ilir.
Bookmarks